Tiranë 30°C · Pjesërisht vranët 22 July 2026
S&P 500 7,509 ▲0.89%
DOW 52,225 ▲0.74%
NASDAQ 25,837 ▲1.29%
NAFTA 87.39 ▲3.62%
ARI 4,121 ▲1.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $65,984 ▼ -0.5% ETH $1,921 ▼ -1.04% XRP $1.1341 ▲ +0.04% SOL $77.3500 ▼ -1.39%
S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 87.39 ▲3.62 % ARI 4,121 ▲1.1 % S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 87.39 ▲3.62 % ARI 4,121 ▲1.1 %
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
22 Jul 2026
Breaking
Boterori

Deschamps: Gjatë pushimit 2-orësh luajtëm me letra, siguria ka më shumë rëndësi se një ndeshje futbolli

Franca avancon në raundin tjetër të Kupës së Botës pas fitores 3-0 ndaj Irakut. Një ndeshje që u ndërpre për dy orë për shkak të vetëtimave, duke detyruar skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes para se ndeshja të riniste më vonë.

Trajneri Didier Deschamps rrëfen së çfarë bëri gjatë atyre 2 orëve: “Luajtëm letra. Ne po prisnim, por koha për rinisje vazhdonte të shtyhej. Më pas, donim 20 minuta kohë që lojtarët të nxeheshin në mënyrë që të mos merrnim rreziqe. Uji duhej të largohej edhe nga fusha”.

“Është hera e parë që më ndodh kjo dhe shpresoj të jetë e fundit edhe pse e di që rreziku është gjithmonë aty. Ishte një kohë e gjatë midis fillimit dhe fundit të ndeshjes, veçanërisht pasi kemi një ndeshje tjetër pas katër ditësh. Objektivi kryesor është arritur me kualifikimin”, shtroi Deschamps.

Është e lehtë të imagjinohet se pritja ishte e vështirë për lojtarët e përfshirë në ndeshje. Ishte e vështirë për tifozët. Ishte një pjesë të dytë për t’u përgatitur si në aspektin e ruajtjes së fokusit ashtu edhe në shmangien e lëndimeve gjatë rifillimit. Por, siguria është kryesorja”, tha Deschamps.

Duhej kujdes dhe durim. Ishte një situatë e pazakontë, por më mirë kështu sesa të ndodhte një incident edhe nëse ndikoi në rikuperimin pas ndeshjes. Tani i takon stafit të gjejë zgjidhjet më të mira për t’u përgatitur për atë që na pret: një betejë kundër Norvegjisë këtë të premte për vendin e parë”, deklaroi trajneri francez.


Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.