⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,754 ▲0.54%
DOW 52,649 ▲0.29%
NASDAQ 26,728 ▲1.15%
NAFTA 96.86 ▼0.98%
ARI 4,156 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,524 ▲ +2.56% ETH $2,514 ▲ +3.43% XRP $1.3803 ▲ +4.99% SOL $108.6800 ▲ +3.3%
S&P 500 7,754 ▲0.54 % DOW 52,649 ▲0.29 % NASDAQ 26,728 ▲1.15 % NAFTA 96.86 ▼0.98 % ARI 4,156 ▲0.32 % S&P 500 7,754 ▲0.54 % DOW 52,649 ▲0.29 % NASDAQ 26,728 ▲1.15 % NAFTA 96.86 ▼0.98 % ARI 4,156 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Kosova

Dëshmitari Halit Gashi e quan qesharak dënimin prej 10 vjetësh për Gjokoviqin, paralajmëron ankesë në Apel

Halit Gashi, dëshmitar në rastin e Millorad Gjokoviqit, tha se Gjykata Themelore në Prishtinë nuk dha asnjë ditë dënim për vrasjet dhe paralajmëroi ankesë në Gjykatën e Apelit.

Pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Millorad Gjokoviqit, dëshmitari Halit Gashi e ka vlerësuar qesharak dënimin prej 10 vjet burgim të shqiptuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarit për krime lufte në vitin 1999, siç njofton KosovaPress. Sipas tij, dënimi nuk mund ta kthejë jetën e personave të vrarë në luftë, por drejtësia mbetet obligim.

“Asnjë dënim nuk mund të kthejë jetën e atyre që u morën padrejtësisht, por triumfi i së vërtetës është obligim. Për vrasje asnjë ditë dënim, gjykata nuk e dha. Shumë dobët, nuk e di çfarë dënimi është ky. Qesharak. Ku është drejtësia, ku janë vrasjet, kufomat?!”, ka thënë Gashi, duke përmendur edhe familjarët e tij të vrarë.

Ai ka bërë të ditur se do të ankohen në Gjykatën e Apelit dhe ka ftuar ndërkombëtarët të marrin pjesë në gjykim. Gashi tha se më 8 korrik 2022 është bërë obduksioni i dy personave të vrarë në të njëjtin vend, të qëlluar me dy plumba nga i njëjti vrasës, por kjo, sipas tij, nuk është marrë për bazë. Ai përmendi edhe dëshmitaren Nurije Krasniqi, e cila, sipas tij, ka dëshmuar tri herë për tetë vrasje, ndër to të familjeve Krasniqi dhe Shala dhe të Esat Morinës.

Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi të mërkurën Gjokoviqin me 10 vjet burgim për krime lufte ndaj popullsisë civile. Trupi gjykues më 27 korrik të këtij viti e kishte rihapur shqyrtimin gjyqësor në këtë rast, pasi në Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë nuk ishte gjetur deklarata e dëshmitares Nurije Krasniqi, të cilën ajo kishte thënë se e kishte dhënë në polici pas përfundimit të luftës.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 23 qershor 2023, siç ka raportuar KosovaPress, Gjokoviqi akuzohet se gjatë viteve 1998-1999, në fshatin Ozdrim të Komunës së Pejës dhe në fshatrat përreth rajonit të Pejës, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka aplikuar masa të vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës dhe trajtimit mizor e çnjerëzor, ka mbajtur civilë në kushte skllavërie dhe ka dëbuar e deportuar dhjetëra civilë shqiptarë. Ai akuzohet edhe për plaçkitje, djegie dhe shkatërrim të shtëpive të popullsisë civile shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.