☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 102.83 ▲3.2%
ARI 4,487 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,643 ▲ +0.25% ETH $2,009 ▲ +0.36% XRP $1.3388 ▲ +0.3% SOL $82.5900 ▲ +0.33%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.83 ▲3.2 % ARI 4,487 ▼0.84 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.83 ▲3.2 % ARI 4,487 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Dëshmitari kundër Shullazit, nën masa shtesë sigurie

Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë për dëshmitarin e drejtësisë Ylvi Beqja, pak ditë pasi dosja për grupin e Emiliano Shullazit përfundoi për gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Masat e sigurisë janë përforcuar edhe për të afërmit e tij, thanë burime policore zyrtare. Por nuk konfirmohet se cilat janë arsyet, përsa kohë dëshmitari në fakt është nën ruajtje prej muajsh dhe vendi ku ai mbahet është sekret.

Në fakt, rrezikimi i jetës së tij u vu në pah edhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe në muajin janar, gjatë kërkesës së sigurimit të provës.

Prokuroria tha se dëshmitarit të mbrojtjes i rrezikohej jeta e për këtë ai duhej ta jepte dëshminë përballë Shullazit dhe katër të tjerëve përpara se të mbylleshin hetimet.

Për shkak të mungesës së palës së akuzuar, dëshmitari rrëfeu përballë avokatëve të shtetit që përfaqësonin Shullazin. Ai tha se grupi i Shullazit e kishte gjobitur duke i marrë një pjesë të ish-hotel “Vollga” dhe një shumë prej 550 mijë euro.

Bashkëpunëtori i drejtësisë do të kërkohet në gjyqin kundër Shullazit nga avokatët e këtij të fundit, kërkesat e të cilëve e detyruan gjykatën ta shtyjë procecin për më 23 maj, për të dhënë një përgjigje mbi gjykimin me prani të medias dhe të drejtëpërdrejtë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.