☁️
Tiranë 10°C · Vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,699 ▲1.72%
DOW 53,452 ▲3.22%
NASDAQ 25,779 ▲1.6%
NAFTA 88.60 ▼7.79%
ARI 4,074 ▲3.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,202 ▲ +2.98% ETH $2,420 ▲ +5.65% XRP $1.3047 ▲ +2.01% SOL $94.9100 ▲ +1.41%
S&P 500 7,699 ▲1.72 % DOW 53,452 ▲3.22 % NASDAQ 25,779 ▲1.6 % NAFTA 88.60 ▼7.79 % ARI 4,074 ▲3.4 % S&P 500 7,699 ▲1.72 % DOW 53,452 ▲3.22 % NASDAQ 25,779 ▲1.6 % NAFTA 88.60 ▼7.79 % ARI 4,074 ▲3.4 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Politika

“Dështim spektakolar edhe me menaxhimin e ujit”, Meta: 67% e sasisë humbet ose vidhet. Artisti ka marrë lejen për korrupsion

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzoi sot, gjatë konferencës së mbajtur me gazetarët, se qeverinë ka dështuar me menaxhimin e sektorit të ujësjellësave dhe kanalizimeve. Në një konferencë për mediat ai tha se uji që humbet ose vidhet sot është në nivelin 67%, teksa bëri përgjegjës kryeministrin Rama për këtë situatë.

“Të gjithë do të preken nga vendimet e fundit pavarësisht nga demagogjia e qeverisë. pasojat e vërteta dhe më të rënda, përfshi edhe vendimin e fundit për rritjen marramendëse të çmimit të energjisë, vijnë si rezultat i mungesës së përgjegjësisë së një artisti që ka 10 vjet që ka marrë lejen në fushën e vjedhjes dhe korrupsionit. Asnjë justifikim nuk qëndron. Le të marrim në konsideratë situatën me menaxhimit e ujit të pijshëm, i cili ka edhe ai efektin e vet në këtë dështim të çështjes së energjisë. Dështimet e jashtëzakonshme në këtë sektor, pavarësisht se premtoi që do garantonte 24 orë ujë, është spektakolar. Uji për të cilin nuk merren të ardhurat është shumë i lartë, 67% e tij, humbet ose vidhet nga keqmenaxhimi”, tha Meta.

Duke folur për cmimin e ri të  energjisë   elektrike, Meta tha se “Ju e dini që OSHEE shkëlqen me dështimet e saj. Humbjet e OSHEE janë të paktën 23%, megjithëse është investuar shumë. Humbjet duhet të ishin 6-9%. 1 miliardë euro janë hedhur në xhepat e korrupsionit të Rilindjes. Ne e dimë që Furnizuesi i Shërbimit Universal ka 920 mijë fatura, nga të cilat 800 mijë janë qytetarët. Prodhimi i KESH, edhe në vitin më të thatë, është i mjaftueshëm për të përballuar të gjithë konsumin në vend. Dihet që kosto e prodhimit nga uji është mjaft lirë, 1.5 lekë. Ndërkohë që kosto e shitjes nga FSHU është 42 lekë plus tvsh. E gjithë kjo situatë që paraqitet si situatë për efekt të luftës në Ukrainë në fakt është si rezultat i dëshmit të plotë të çdo lloj reforme në vend, në sektorin e energjisë dhe ujësjellës kanalizime. U bëjmë thirrje qytetarëve që të verifikojnë faturimet dhe të ruajnë sahatet e tyre nga ndërhyrjet e patronazhistëve dhe jo vetëm për ti mbifaturuar”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.