🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.49 ▲3.26%
ARI 4,741 ▼0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,816 ▼ -1.42% ETH $2,176 ▼ -3.32% XRP $1.3273 ▼ -4.12% SOL $81.9000 ▼ -3.2%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.49 ▲3.26 % ARI 4,741 ▼0.76 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.49 ▲3.26 % ARI 4,741 ▼0.76 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Detajet, policia në aksion për të kapur të riun që theri dibranin 25 vjeçar

Policia e Dibrës ka dhënë disa detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të dielë në Dibër, aty ku një 25 vjeçar u qëllua për vdekje dy herë me thikë, njëherë në këmbë e një herë në bark.

Policia njofton se ka identifikuar autorin e vrasjes së shtetasit I.Zogu, banues në Arras. Fjala është për 23 vjeçarin Aleksandër Balla, banues në fshatin Muhur. Autoritetet dyshojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të një sherri banal. Postblloqe janë ngritur si dhe një sërë kontrollesh po kryen nga policia për të kapur të riun.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është bërë e mundur zbardhja e  vrasjes së shtetasit I. Z në njësinë administrative  Arras.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar shtetasin Aleksandër Balla 23 vjeç , banues në fshatin Muhur.

Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes por nga veprimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Grupi hetimor  po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Forca të shumta të Policisë po kryejnë kontrolle në ambjente, banesa e ne automjete për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.