☁️
Tiranë 22°C · Vranët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,641 ▼0.21%
DOW 52,470 ▼0.2%
NASDAQ 26,326 ▼0.03%
NAFTA 101.47 ▲1.42%
ARI 4,350 ▼1.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $79,043 ▲ +2.22% ETH $2,535 ▲ +1.2% XRP $1.4397 ▲ +6.2% SOL $103.2900 ▲ +2.28%
S&P 500 7,641 ▼0.21 % DOW 52,470 ▼0.2 % NASDAQ 26,326 ▼0.03 % NAFTA 101.47 ▲1.42 % ARI 4,350 ▼1.33 % S&P 500 7,641 ▼0.21 % DOW 52,470 ▼0.2 % NASDAQ 26,326 ▼0.03 % NAFTA 101.47 ▲1.42 % ARI 4,350 ▼1.33 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Kronika

Deti, Enver Hoxha e zgjeroi me 15 milje, ultimatumi i SHBA për t’u tërhequr në 12 milje

Ish-Komandanti i Forcave Detare, që ka udhëhequr negociatat e ndarjes së kufirit detar me palën italiane rrëfeu këtë të enjtë në Top Channel sesi Shqipëria u tërhoq nga shtrirja 15 milje në vitin 1990.
Vladimir Beja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” tha se Shqipëria ishte shtrirë 15 milje, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare në periudhën kur ishte anëtare e Traktatit të Varshavës.

Por, në fund të viteve ’80, vendi ynë mori një ultimatum.

“Në 1975 qeveria shqiptare vendos t’i shtrijë ujërat në 15 milje në kundërshtim të plotë me çdo shtet. Ka qenë akt paradoksal. Ky ligj u kthye mbrapsht, por Shqipëria vazhdonte me 15 milje, deri në vitin 1989 kur erdhi nota amerikane. E kam pasur mbi tavolinë kopjen e notës së qeverisë amerikane nëpërmjet ambasadës franceze, ku thoshte në mënyrë ultimative; tërheqja nga 15 milje në 12 milje. Morëm një ultimatum nga SHBA që të tërhiqemi në 12 milje në atë kohë dhe në vitin 1990, qeveria e asaj kohe u tërhoq në 12 milje”, tregon ai.

Beja kujton dy momente nga negociatat me italianët.

“Së pari ishte tërheqja nga 15 miljet dhe pranimi i vijës bazë dhe së dyti ishte statusi i ishullit të Sazanit. Italianët pretendonin se ishte i pabanuar. Kjo ka qenë një fazë e vështirë e negociatave dhe them sot se nëse ne do të praninim propozimin e italianëve për Sazanin, do të humbnim 100 milje det”, deklaroi ai.

Profesor/Doktor Eqerem Yzeiri, pedagog i gjeografisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës kërkon që në negociata me grekët të bëhet kujdes me termat.

“I vetmi parim i që duhej zbatuar ishte ai i barazlargësisë. Termi i “korrektuar” në parimin e barazlargësisë lë shumë vend për interpretime”, thotë Profesor Yzeiri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.