Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,579 ▲ +0.74% ETH $2,153 ▲ +0.53% XRP $1.4373 ▼ -0.02% SOL $89.8700 ▲ +0.83%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Deutche Bank: Rritja ekonomike 3.2 % në 2016; Shqipërisë i nevojiten reforma për rimëkëmbje ekonomike

Në një raport të fundit të Deutche Bank për Shqipërinë theksohen projeksionet për rritjen ekonomike, sipas të cilës këtë vit pritet që rritja të arrijë 3.2 %, në të njëjtën linjë me parashikimin e Bankës Botërore dhe më e ulët se institucione të tjera si BERZH, BMI Fitch që e parashikojnë 3.3%…

Sipas bankës, rritja do të mbështetet në zgjerimin e konsumit të brendshëm dhe investimeve si TAP dhe Hydropower Devoll. Rimëkëmbja ekonomike do të mbështetet nga lehtësimet monetare, theksojnë ekspertët e bankës. Ata paralajmërojnë se, ndonëse politikat monetare do të përpiqen që të sjellin inflacionin në objektivin e 3 %, ky objektiv mbetet u limituar edhe nga faktorë të jashtëm si rënia e çmimeve të naftës.

Banka thekson se perspektivat e rritjes janë të kufizuara nga mangësitë strukturore. Sipas raportit, korrupsioni i përhapur dhe klima e varfër e biznesit ndikojnë këtë risk, gjë që është e theksuar edhe në raportin e fundit të DoingBusiness.

Raporti thekson se Qeveria e qendrës së majtë e kryeministrit Edi Rama ka iniciuar disa ndryshime të vështira strukturore, por zgjedhjet parlamentare të planifikuara për në qershor 2017 mund “të minojnë” angazhimin e saj për reforma.

Borxhi publik ka arritur në 72% të PBB-së në 2014/15, por për shkak të përpjekjeve fiskale të qeverisë për t’u konsoliduar, raporti iDeutche thekson se pritet që të bjerë nga viti 2016 e tutje.

Raporti thekson semarrëveshja me FMN-në dhe marrja e statusit të vendit kandidat për integrimin në BE-në mund t’i sigurojë Shqipërisë “një spirancë” për reformat strukturore që ka nevojë. Megjithatë, një mosmarrëveshje për kufirit detar me Greqinë mund të bllokojë hapjen e negociatave për anëtarësim me BE-në, sipas tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.