🌧️
Tiranë 8°C · Shi i lehtë 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 96.27 ▲0.85%
ARI 4,862 ▼0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $71,201 ▼ -4.14% ETH $2,206 ▼ -5.35% XRP $1.4621 ▼ -4.28% SOL $90.2500 ▼ -4.91%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.27 ▲0.85 % ARI 4,862 ▼0.7 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.27 ▲0.85 % ARI 4,862 ▼0.7 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

“Deutsche Welle”: Në Maqedoni po krijohen struktura paraushtarake

Në Maqedoni po krijohen struktura paraushtarake. Raportet në media flasin për një bllok, i cili do të angazhohet në mbrojtjen e vendit me të gjitha mjetet.Autoritetet nuk i përgjigjen pyetjes se kush qëndron pas të ashtuquajturit “Fronti Patriotik Maqedonas”. Sipas “Deutsche Welle”-s, ministri i Punëve të Brendshme thotë vetëm se “është në rrugë zyrtare”, ndërsa të tjerët nuk japin asnjë shpjegim.
Organizmat mediatike qeveritare atje kanë nisur të njoftojnë se “qytetarët po mblidhen vullnetarisht dhe po organizojnë
brigadat popullore me qëllim mbrojtjen popullore, nëse socialdemokratët uzurpojnë – sipas tyre, – institucionet”.
Përveç “brigadave popullore” që po themelohen, në Maqedoni janë regjistruar e veprojnë edhe rreth 20 të ashtuquajtura shoqata patriotike, të cilat gjithashtu këmbëngulin se kanë për qëllim “mbrojtjen” e vendit.
Grupi “Pere Toshev” nga Prilepi, i përbërë prej 10 anëtarësh, sulmoi një gazetar vendas, Bozhidar Barlakoski, i cili e denoncoi në polici dhunën e ushtruar ndaj tij. “Pere Toshev”, – thotë “DW”, – dhe 23 organizata të tjera paraushtarake kanë mbajtur në Veles një takim për bashkim forcash, me qëllim “vendosjen e bashkëpunimit strategjik dhe mbrojtjen e interesave vitale nacionale dhe shtetërore në Republikën e Maqedonisë”.
“Populli ka nisur të organizohet vet, ashtu siç ndodhi në vitin 1903. Të gjithë maqedonasit duhet të angazhohen kundër qendrave dhe strukturave që veprojnë kundër kombit tonë”, thotë Jane Çento, një nga nismëtarët e “Frontit Nacional Maqedonas”.
Shenjat se aktivitetet po koordinohen nga një qendër janë paraqitur edhe në një deklaratë të nismës “Për Maqedoni Unike”, të postuar në Facebook, ku thuhet: Duhet të jeni të gatshëm, sepse do të vijë koha e fitores përfundimtare.
Ndërkohë, kriza në vend vazhdon dhe, pavarësisht disa seancave të njëpasnjëshme, Parlamenti ende nuk e ka zgjedhur kryetarin e ri

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.