Rajoni

Greqia nxjerr në ankand 4 licensa televizioni

Qeveria greke nxori të martën në ankand katër licensa private të televizioneve. Arsye sipas kryeministrit Tsipras është sepse janë shumë TV në një vend të vogël si Greqia.

Tetë rrjetet televizive janë duke operuar për momentin, që do të thotë se katër do të duhet të pezullojë aktivitetin brenda 90 ditëve, ose të marrin pjesë në ankand.

Çmimi fillestar për një licencë do të jetë 3 milionë euro dhe sipas rastit, do të rritet me nga 500.000 euro.

Por këto zhvillime kanë sjellë zëmërimin e partive opozitare të Greqisë. Një zëdhënës i opozitës kryesore Demokracia e Re, e cila ka thënë se nuk do të njohë rezultatet e procedurës, tha se partia në pushtet Syriza po kërkon që të ndërtojë një regjim gri.

Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës, zëdhënësja e qeverisë Olga Gerovasili tha se ankandi është projektuar që të pastrojë korrupsionin në tregun mediatik. Ajo i bëri thirrje konservatorëve që të njohin këtë proces.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button