☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 17 Shtator 2026
S&P 500 7,638 ▲1.14%
DOW 51,778 ▲0.61%
NASDAQ 26,418 ▲1.69%
NAFTA 101.16 ▼1.24%
ARI 4,383 ▼0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $76,636 ▲ +0.6% ETH $2,454 ▲ +1.78% XRP $1.2982 ▼ -0.59% SOL $101.2100 ▲ +2.87%
S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 101.16 ▼1.24 % ARI 4,383 ▼0.1 % S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 101.16 ▼1.24 % ARI 4,383 ▼0.1 %
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
17 Sht 2026
Breaking
Kronika

Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen

Gjykata e Fierit ka caktuar masa sigurie ndaj tre të miturave të dyshuara për përfshirje në ngjarjen e dhunës ndaj një minoreneje, pamjet e së cilës u publikuan në rrjetet sociale. Me kërkesë të Prokurorisë, janë vendosur masat “Arrest me burg” për shtetasen L.L., “Arrest në shtëpi” për të miturën K.G., ndërsa për të miturën M.R., në konflikt me ligjin, është caktuar masa “Shtrim i përkohshëm në një institucion psikiatrik”.

Sipas Prokurorisë së Fierit, tre të dyshuarat hetohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim. Vendimi për masat e sigurisë është marrë në kuadër të procedimit penal nr. 1094 të vitit 2026, që lidhet me rastin e dhunës së ushtruar ndaj një të miture, e cila u bë publike përmes pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale.

Prokuroria bën me dije se gjatë hetimeve janë identifikuar personat e përfshirë në ngjarje dhe janë kryer veprime hetimore, të cilat kanë krijuar dyshimin e arsyeshëm për ekzistencën e veprës penale. Sipas organit të akuzës, faktet e mbledhura deri në këtë fazë kanë bërë të nevojshme marrjen e masave të sigurimit personal ndaj personave nën hetim.

Në njoftimin zyrtar, Prokuroria Fier u ka bërë thirrje qytetarëve, administratorëve të faqeve në rrjetet sociale dhe mediave që të shmangin publikimin apo shpërndarjen e pamjeve filmike dhe të dhënave që mund të çojnë në identifikimin e të miturve të përfshirë në ngjarje.

Organi i akuzës thekson se do të vijojë informimin e opinionit publik për zhvillimet e mëtejshme të procedimit penal, duke respektuar sekretin hetimor, privatësinë dhe të drejtat e të miturve të përfshirë në këtë çështje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.