Teknologji

Dhuratë nga perëndia, apo vepër e djallit?

seminarBankat gjigande të të dhënave, që mbledh Google, vlerësohen nga ekspertët në mënyra të ndryshme. Interneti është një dhuratë nga perëndia!” Megjithatë autorja dhe gazetarja Auma Obama e kufizoi deklaratën e saj menjëherë: “Por ne duhet ta shfrytëzojmë atë.” Ende një pjesë e madhe e njerëzimit nuk kanë qasje në komunikimin digjital. Sidomos në politikën e zhvillimitr komunikimi në nivel të barabartë është shumë i rëndësishëm. “Mos na jepni peshq, as mos na mësoni si kapen peshqit. Na pyesni fillimisht nëse ne e hamë peshkun,” bëri thirrje Obama, e cila është motër prej babai e presidentit amerikan Barak Obama.

Auma Obama

Auma Obama

Gazetarja amerikane Amy Goodman u ankua se përballë konflikteve dhe krizave të shumta, media nuk ka marrë përsipër rolin, që duhet të luajë: “Media mund të jetë forca më e fuqishme për paqen. Në vend të kësaj mediet përdoren shumë shpesh si armë lufte.” Gjatë presidencës së Barack Obamas në SHBA janë përndjekur më shumë informatorë “whistleblower” sa në të gjithë historinë e SHBA-së deri tani.

Një rrjet shërbimesh sekrete

Gazetarja britanike Sarah Harrison, e cila ka punuar nga afër me themeluesit WikiLeaks Julian Assange dhe me ish-administratorin e NSA-së Edward Snowden, akuzoi gjithashtu se SHBA dhe aleatët e saj perëndimorë kanë “ngritur një rrjet të gjerë shërbimesh sekrete, diplomacie dhe ushtarie, i cili përpiqet të mësojë çdo gjë dhe të vendosë. Ky penetron në të gjitha fushat pa dhënë kurrëfarë llogarie.

Steinmeier: Jo thjeshëzimit të realitetit

Ministri i Jashtëm Gjerman Frank-Walter Steinmeier kërkoi që gazetarët të mos e thjeshtëzojnë realitetin së tepërmi të siguruar sa më shumë klikime: “Ne kemi një botë që po bëhet gjithnjë e më komplekse, konflikte që janë të vështirë për t’u kuptuar. Dhe në anën tjetër një prirje, sidomos në mediat online që shkon në të kundërtën, duke shkurtuar informacionet, duke shtuar polarizimin në përgjigje të nevojës, për ta ndarë këtë botë të ndërlikuar thjesht ndajnë në të zezë dhe të bardhë, dhe kjo thjesht nuk funksionon”.

Gazetari, pedagogu, autori dhe blogeri Jeff Jarvis, paralajmëroi ndaj një ngushtimi të madh të internetit dhe të mundësive të tij. Në intervistë me DW, ai tha: “Gjëja më e keqe që mund të bëjmë është përpjekja për t’i kufizuar mundësitë që na ofron interneti, vetëm për shkak se ne kemi frikë nga panjohura. Por e panjohura është vendi ku ndodhin risitë dhe ne duhet të vazhdojmë patjetër ta forcojmë atë.”

Google si kult dhe armik

Drejtori ekzeutiv i grupit gjerman të mediave Alex Springer, Mathias Döpfner dhe Jeff Jarvis zhvilluan diskutime të ashpëra mbi rolin dinamik të mediave. Jarvis është pro koleksioneve gjigande të të dhënave që mbledh Google.

Ai tha me eufori: “Unë jam i kënaqur që Google e di se ku jetoj unë, dhe me se po merrem gjatë punës,” tha Jarvis. “Sepse kështu ata mund të më japni informacione që janë të rëndësishme për mua. Gazeta ime nuk mund ta bëjë këtë.” Në dallim nga ai Döpfner i ka vërtetë tmerr bankat gjigande të të dhënave që mbledh Google. Pyetja se kujt i takojnë këto të dhëna do të jetë një nga çështjet kryesore të politikës në të ardhmen. “Google nuk është falas,” paralajmëroi Dopfner. “Ne të gjithë paguajnë me të dhënat tona.”

Forum i ardhshëm global i mediave do të zhvillohet më 22- 24 qershor 2015. Drejtori i DW-së Peter Limbourg shpalli gjithashtu edhe temën e tij: “Media dhe Politika e Jashtme në epokën digjitale

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button