Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 93.56 ▲3.59%
ARI 4,422 ▼2.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,556 ▼ -2.59% ETH $2,077 ▼ -5.05% XRP $1.3707 ▼ -3.44% SOL $88.0000 ▼ -4.89%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.56 ▲3.59 % ARI 4,422 ▼2.86 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.56 ▲3.59 % ARI 4,422 ▼2.86 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Politika

Dibra zgjedh sot kryebashkiakun, 268 vëzhgues vendas dhe të huaj monitorojnë procesin

Dibra voton këtë të dielë për zgjedhjen e kryetarit të ri të bashkisë ku të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orën 7.00.

Sipas të dhënave të dërguara nga KZAZ nr. 19, për procesin në Dibër janë akredituar 268 vëzhgues vendas dhe të huaj.

Policia njofton se ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit dhe se ka marrë në ruajtje objektet zgjedhore. 181 efektive policie janë angazhuar në garantimin e rendit dhe votës së lirë.

Secili punonjës policie është njohur dhe ka firmosur për detyrat që ka në këtë fazë të procesit si dhe është paisur me dokument identifikimi të veçantë të prodhuar në bashkëpunim me KQZ.

“Marrja në ruajtie e këtyre objekteve fillon në momentin e mbërritjes së materialeve zgjedhore. Në Drejtorinë e Policisë Vendore Dibër është ngritur Grupi i drejtimit për menaxhimin e procesit zgjedhor përsa i përket detyrave të policisë në këtë proces. Në bashkinë Dibër janë 118 Qendra votimi , të gjitha të mbuluara me punonjës policie. Gjithashtu janë 15 Njësi Administrative, ku për çdo njësi administrative ka nga një përgjegjës grupi “, informon policia.

Zgjedhjet e parakohshme për kryetar të bashkisë Dibër erdhën pas vendimit të qeverisë për shkarkimin e ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili, për shkak të publikimit në media të disa pamjeve, ku ai kërkonte favore seksuale nga një vajzë e re, në këmbim të një vendi pune. Gjykata Kushtetuese rrëzoi më 1 gusht ankimimin e tij, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme në këtë bashki të madhe në pjesën verilindore të vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.