☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,602 ▼ -1.83% ETH $2,218 ▼ -1.18% XRP $1.3303 ▼ -1.69% SOL $82.2800 ▼ -2.8%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Opinion

Dikush të kurdisë orën e solidaritetit njerëzor

DENIS DYRNJAJA

tirana-8Ne shqiptarët krenohemi, madje shpesh shkojmë deri në mburrje e vetëkënaqësi delirante, me bashkëjetesën fetare, që e cilësojmë si vlerë kombëtare. Në një mënyrë ose këndvështrim më të gjerë kjo bashkëjetesë fetare në terma reale, nuk është gjë tjetër vetëm se solidaritet social. Ngjarjet e fundit në jug të vendit, pasojë e një fatkeqësie natyrore, futën nën ujë mijëra hektarë tokë, shtëpi, banesa, bagëti e gjë të gjallë, por ndërkohë nxorën mbi sipërfaqe një realitet që ne fshehim ose kamuflojmë dhe që provon, se bashkëjetesa fetare, në kontekstin e solidaritetit social në Shqipëri nuk ekziston. Për herë të fundit, ajo u shfaq si simbolikë në Paris, me qëllimin që bota ta shihte këtë vlerë tonën, ndërsa sot nuk duket asgjëkund, në Fier, Vlorë, Berat apo Elbasan, atje ku ndoshta ka nevojë për një kothere bukë, një shishe ujë, apo një batanije për t’u ngrohur, në atë fatkeqësi që i ka përfshirë banorët e atyre zonave, atje ku njerëzit kanë nevojë të ndiejnë se nuk janë vetëm në këtë katastrofë që u erdhi papritur nga natyra. Kanë nevojë të ndiejnë se nuk janë të harruar e se me ta janë edhe pjesa tjetër e shqiptarëve, pak rëndësi ka nëse janë ortodoksë a myslimanë, katolikë apo ateistë, ata që uji u mori gjithçka me vete. Këtë do të donte të shihte bota dhe ky do të ishte realisht mesazhi që duhet të shfaqte Shqipëria e bashkëjetesës fetare në këto ditë, por me sa duket, ora e solidaritetit shoqëror e njerëzor ka ngelur, që pas parakalimit të klerikëve shqiptarë në Francë, sepse ka nevojë që dikush ta kurdisë sërish, sikurse ndodh sa herë ka festa fetare dhe ajo fillon të punojë përkohësisht për qoka të ndërsjella. I fundit që e kurdisi këtë orë ishte Kryeministri Rama dhe kurdisja filloi në Tiranë e mbaroi në Paris me atë parakalim simbolik të përfaqësuesve fetarë shqiptarë që synuan t’i tregonin botës se ne jemi bashkë dhe se shqiptaria dhe vlerat njerëzore janë mbi gjithçka, madje edhe mbi besimin fetar. Por ngjarjet e fundit tregojnë dhe provojnë qartazi se ora e solidaritetit të shqiptarëve, që më së shumti duhet të reflektohet te komunitetet fetare, punon vetëm në raste festash ose aktivitetesh fasadiste dhe kur dikush e kurdis atë. Ajo nuk është një orë realisht shpirtërore, ding-dongu i së cilës bie sa herë një vëlla a motër shqiptare ka nevojë për ndihmë, ashtu si Kurani e Bibla e dhembshuria njerëzore, predikojnë. A nuk ngjan hipokrizi bashkëjetesa fetare dhe solidariteti njerëzor, kur njerëzit rrinë e shohin nga ekranet e televizorëve çdo ditë e natë, dramën e njerëzve të gjakut të tyre, vetëm pak kilometra larg shtëpisë së tyre dhe heshtin në një apati të habitshme, sikur ngjarjet të ndodhnin në një shtet ose kontinent tjetër?! Është e turpshme kur e mendon dhe më shumë e turpshme bëhet kur kërkojmë ndihmë nga bota, ndërkohë që vetë rrimë e bëjmë sehir. Drejtuesit e komuniteteve fetare janë strukur minareve e kubeve të xhamive e kishave dhe mjaftohen me lutjet ditore, ndërsa është rasti të bënin thirrje publike për solidaritet kombëtar e shoqëror, për të mbledhur e dërguar ndihma për ata që në fund të

fundit, janë njerëz në radhë të parë, janë fatkëqij dhe mbi të gjitha janë shqiptarë. Ironike, qesharake dhe paradoksale njëherësh, shqiptarët solidarizohen me të huajt dhe mirë bëjnë, por nuk solidarizohen me shqiptarët në nevojë. Ky është rasti që edhe një herë, si çdo herë, të paktën dikush t’i kujtojë myslimanët, katolikë e ortodoksë që në emër të fasadës së bashkëjetesës dhe dashurisë së ndërsjellë fetare të bëheshin bashkë që bota të shihte sesi shqiptarët bëjnë për shqiptarët, se si shqiptarët bëjnë për njëri-tjetrin, qoftë edhe në mënyrë hipokrite. Unë sot nuk jam një Charlie në Paris, por jam një nga të përmbyturit e Shqipërisë! Po ti?

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.