Dimovski: Do të mundohemi t’ju afrohemi shqiptarëve
Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski ka thënë se në të kaluarën nuk kanë pasur mundësi të ju afrohen shumë qytetarëve shqiptarë dhe për këtë rast ka thënë se edhe pse faktorë të ndryshëm kanë bërë që të largojnë partinë e tij nga popullata shqiptare ato do të insistojnë në përafrim në të ardhmen, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Dimovski gjithashtu ka thënë se fjalët që i flet në gjuhën shqipe është munduar që t’i përdor në komunikim me shqiptarët por edhe në të ardhmen do të mundohet që të intensifikojë komunikimin me shqiptarë.
Dimovski është deputet i OBRM-PDUKM-së. Ai ka qenë deputet i kësaj partie e cila në çdo rebalanc buxheti nuk ka miratuar investime për vendbanime shqiptare.
OBRM-PDUKM ka paralajmëruar edhe propozim për gjuhën shqipe.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.