🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.75 ▲0.04%
ARI 4,999 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $72,724 ▲ +2.31% ETH $2,175 ▲ +3.86% XRP $1.4503 ▲ +3.06% SOL $92.3700 ▲ +4.94%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.75 ▲0.04 % ARI 4,999 ▼1.24 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.75 ▲0.04 % ARI 4,999 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
16 Mar 2026
Breaking
Kronika

Dinamika e vrasjes së 3-fishtë në Vlorë, sherrin nisi që në mëngjes në kazino

Policia  e Vlorës ka zbardhur sot në mënyrë të detajuar dinamikën e masakrës së shënuar dje në lagjen ‘Çole’ në qytetin e Vlorës, ku pas përplasjes së armatosur mes dy grupeve humbën jetën 3 persona dhe u plagos një tjetër.

vrasja-vlore“Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta dhe konkretisht:

Më datë 07.04.2015 rreth orës 04:00 të mëngjesit, shtetasi Xhuliano Lutaj ka qenë në shoqërinë e shokut të tij, shtetasit Albi Limaj në një lokal lojërash fati (kazino), në afërsi të portit kur është konfliktuar me shtetasit Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, të cilët të pajisur me armë zjarri kanë ofenduar dhe dhunuar shtetasin Xhuliano Lutaj. Pas këtij momenti, shtetasi Xhuliano Lutaj i rrefen cçka ndodhi shtetasit Albi Limaj, i cili nuk ndodhej me të gjatë këtij momenti.

Nëpërmjet shtetasit Albi Limaj, të këtij fakti vihet në dijeni edhe shtetasi Aleksandër Llanaj,  i cili kishte shoqëri me shtetasit Xhuliano Lutaj dhe Albi Limaj dhe të nesërmen vendosi që të sqaroheshin me shtetasit Ardi Velaj dhe Akil Hasanaj, të cilët ndodheshin në lokalin “’Adore”’ duke pirë kafe.

Disa orë më vonë kësaj ngjarjeje, së bashku shtetasit Aleksandër Llanaj, Albi Limaj, Ani Begaj i cili drejtonte automjetin tip ‘BMW X5′ me targa AA 323 AO dhe Bertil Alliaj, shkojnë në afërsi të lokalit “’Adore’” për të takuar shtetasit Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj.

Nga automjeti tip “BMW” zbresin shtetasit Albi Limaj dhe Aleksandër Llanaj, të cilët sapo janë takuar me shtetasit “Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj,  kanë nisur konfliktin i cili ka degraduar me përdorimin e armëve të zjarrit ku si pasojë kanë mbetur të vdekur shtetasit Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj si dhe është plagosur rëndë shtetasi Aleksandër Llanaj, i cili është transportuar për në spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor. Ndërsa shtetasi Bertil Alliaj gjatë shkëmbimit të zjarrit ka zbritur nga automjeti tip BMW X5 dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.