☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Tabaku: Zhvlerësimi i euros, më shumë kosto për bizneset

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një shënim në rrjetet sociale reagoi ndaj zhvlerësimit të euros, duke ngritur pyetjen nëse ky zhvlerësim ka pasuruar xhepat e shqiptarëve dhe bizneset.

“Këtë pyetje duhet të bëjë çdokush që habitet apo ndjen një farë krenarie që sot leku është më i fortë se sa euro. Nëse ky forcim ka pasuruar më shumë sipërmarrjet dhe familjet shqiptare padyshim që ky forcim i lekut është në të mirë të vendit tonë”, u shpreh Tabaku.

Por, sipas saj, shifrat thonë komplet të kundërtën e kësaj. “Në fakt bizneset shqiptare që kanë punësuar familjet shqiptare kanë shpenzuar 31 milionë euro më shumë këtë vit nga zhvlerësimi euros. Kjo do të thotë më shumë kosto për bizneset, me gjasë ulje pagash dhe pse jo humbje vendeve të punës”, argumentoi ajo.

Ndërkohë, sipas saj, deri më tani qeveria shqiptare ka grumbulluar 373 milion euro më shumë nga taskat si pasojë e zhvlerësimit të monedhës euro, pra më pak të ardhura në xhepat e qytetarëve.

“Pra, kujt i duhet ky zhvlerësim që nuk është si pasojë e ekonomisë dhe as pasuron familjet shqiptare? Padyshim korrupsionit! Padyshim një shteti të kapur që qarkullon miliona informale duke pasuruar një pakicë dhe mbajtur në varfëri një shumicë. Duke goditur shtresën e mesme dhe duke thelluar pabarazinë”, pyeti Tabaku.

“Histori suksesi kjo është veç për shtetin ndërkohë të penalizuarit e mëdhenj janë kompanitë që eksportojnë, turizmi vendas e i huaj e sigurisht emigrantët”, tha Tabaku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.