Opinion

Diplomacia bullgare dhe Pavarësia e Shqipërisë

Nga: Elena Atanasova

Historiane

Shqipëria e pavarur lindi në një situatë jashtëzakonisht të vështirë. Lufta ballkanike, fitoret heroike të aleateve kundër Turqisë shtruan çështjen për pavarësi nga sundimi 500 vjeçar i Turqisë. Patriotet shqiptarë, për t’i shpëtuar trojet e tyre nga copëtimi, shpallën krijimin e shtetit të pavarur –Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912 në Vlorë.

I vetmi shtet ballkanik, interesat e të cilit përputheshin me ato të shqiptarëve ishte Bullgaria. Për këtë arsye Shqipëria e re gjeti një mirëkuptim dhe mbështetje tek drejtuesit bullgarë. Qeveria bullgare dhe mbreti Ferdinand, Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Besimeve Fetare bënë gjithçka të mundshme që të vendosnin lidhje midis dy shteteve. Konsull i përgjithshëm u dërgua Todor Pavlovi, një politikan me përvojë, i lidhur ngushtë me patriotet shqiptarë. Në një instruktim të posaçëm drejtuar Konsullit të përgjithshëm, Ministria e Punëve të Jashtme nënvizonte gatishmërinë e Bullgarisë që t’i jepte ndihmë morale shtetit të ri, që Shqipëria të dërgonte kuadro administrativ, oficerë, për mësim nxënës dhe studente, në shkolla të ndryshme dhe në shkollën ushtarake. Todor Pavlovi ishte këshilluar që të mos ndërhynte në punët e brendshme të shqiptarëve, të mos merrte anë në konfliktet dhe luftërat, por të ndihmonte për konsolidimin e shtetit. Todor Palvovi në shumicën e rasteve ka mbrojtur Shqipërinë para Komisionit ndërkombëtar të kontrollit, në komisionet për caktimin e kufijve të Shqipërisë e kështu me radhë.

4Për njohjen ndërkombëtare të Shqipërisë një rol të madh luajti dhe diplomacia bullgare. Ministrat fuqi plotë në Romë dhe Vjenë, në Malin e Zi, Paris dhe Londër dhe Athinë përkrahën aktivisht para qeverisë përkatëse njohjen e saj. Ata shpjegonin të drejtën historike të shqiptarëve për një shtet të pavarur, këmbëngulnin që ekzistenca e Shqipërisë të mos lidhej me Turqinë.

Në atë kohë ekzistonin mosmarrëveshje midis fuqive të mëdha, midis vendeve fqinje të Shqipërisë, vështirësi të veçanta krijonte kërkesa e Serbisë për dale në detin Adriatik. Bullgaria në bazë të traktatit me Serbinë duhej mbrojtur kërkesën e saj. Por me gjithë atë qeveria bullgare përkrahu krijimin e shtetit të pavarur shqiptar.

Këto kontradikta u duken sidomos qartë në Konferencën e Bukureshtit, 10 gusht 1913,  ku duhej nënshkruar traktati i paqes. Në kujtimet e tij gazetari, politikani dhe diplomati i njohur Simeon Radev shkroi “Çështja për Shqipërinë dhe kufijtë e saj u kthye në një dyluftim të vërtet diplomatik.” Lufta zhvillohej midis përfaqësuesve të fuqive të mëdha dhe shteteve ballkanike që vareshin prej tyre. Sidomos e ashpër ishte ajo midis Austrisë dhe Rusisë. Delegacioni bullgar këmbëngulte për zgjidhjen e çështjes, duke i dhënë pavarësi Shqipërisë dhe duke përcaktuar kufijtë e saj mbi parimin kombësisë, dhe jo në bazë të parimit strategjik apo gjeografik.

Më 20 maj të vitit 1913 u arrit pajtim mbi këtë çështje dhe më 30 maj të po këtij viti u nënshkrua marrëveshja e paqes midis Turqisë dhe aleateve. Pika e 2 e marrëveshjes hodhi poshtë të drejtat e Turqisë dhe Shqipërisë, ndërsa pika e tretë përmbante caktimin e kufijve të Shqipërisë nga fuqitë e mëdha.

Dihet mirë rëndësia e madhe e konferencës së ambasadorëve në Londër për njohjen e pavarësisë së Shqipërisë, edhe këtu roli i delegacionit bullgar të kryesuar nga politikani dhe burrështetit i d1alluar dr. Stojan Danev, kryetar i Kuvendit popullor, ishte i madh. Dr.Danevi u takua me përfaqësues të Serbisë, Greqisë, Malit të Zi, të fuqive të mëdha, para të cilave pasqyron qëndrimin e Bullgarisë dhe motivet për njohjen e pavarësisë së Shqipërisë.

Një veprimtari energjike zhvilloi dhe ambasadori bullgar në Londër, i cili ishte anëtar i delegacionit, aktivisti i shquar Mihail Maxharov. Sipas tij, krijimi i një Shqipërie autonome ose të pavarur ishte shumë më mirë për tërë Ballkanin, sesa të vendosej në Adriatikë ndonjë prej fuqive të mëdha. Ky është në interes të të gjitha shteteve ballkanike.

Në fakt bisedimet për Shqipërinë filluan në Londër qysh para shpalljes së pavarësisë në Vlorë. Më 17 tetor të vitit 1912 Maxharovi bisedoi me Lojd Xhorxhin dhe më 6 nëntor me ser Eduard Grej. Të dytë përgatitën drejtë për së drejti qëndrimin e Anglisë mbi çështjen për Shqipërinë. Para tyre Mihail Maxharovi arsyetoi në mënyrë bindëse nevojën e njohjes së Shqipërisë si një shtet i pavarur. Posaçërisht për Bullgarinë ai tha-Ne shpallem luftë në emër të lirisë, për pranimin e shenjës etnografike në caktimin e kufijve. Sot ne nuk mund t’u refuzojmë shqiptarëve një vetadministrim popullor.
2Rreziqe të shprehura, se Shqipëria do të dukej e papërgatitur për një jetë të pavarur, se nuk kishte kuadro, as kushte, se Anglia nuk shihte në të vitalitet dhe se nuk besonte në qëndrueshmërinë e shtetit, Mihail Maxharovi u kundërshtoi argumente të forta-shqiptarët u kanë dhënë personalitete të mëdhenj shumë vendeve, zyrtarë të lartë- Greqisë, natyrisht janë të aftë. Kanë njerëz të përgatitur. Mihail Maxharovi në përkrahje të argumenteve të tij, dha si shembull Bullgarinë, e cila në vitin 1878 po kështu nuk kishte përvojë, as kuadro, por përfundoi me sukses luftën.

Sipas Maxharovit, Shqipëria i ka mundësinë për të treguar vitalitetin e saj, aftësinë e saj për një jetë shtetërore, për tu mbrojtur nga aspiratat e shteteve fqinjë dhe më të largëte, për të ruajtur teresinë e saj territoriale, për të mbrojtur interesat e veta etnike. Në qoftë se ajo do të duhej e papërgatitur për një jetë të pavarur shtetërore, atëherë mund të mendohej për ndarjen e saj.

Për Mihail Maxharovin interesat e Bullgarisë impononin krijimin e Shqipërisë së pavarur. Bullgaria atëherë do të mund të shtronte çështjen për lirinë e Maqedonisë dhe të Trakisë. Bullgaria nuk kishte pretendime territoriale ndaj Shqipërisë. Nga ana tjetër Greqia dhe Serbia mbivlerësonin tepër forcat e tyre duke munduar, se mund të gëlltitnin një milion shqiptarë. Por nuk ishte e pamundur edhe në krijimin e Shqipërisë së pavarur të kënaqeshin kërkesat e Serbisë për dalje në Detin Adriatik.

Në kohën e konferencës në Londër dr. Stojan Danev dhe Mihail Maxharovi u takuan me Ismail Qemalin i cili po kështu ishte atje. Ata zhvilluan bisedime në lidhje me ndihmën, të cilën Bullgaria mund t’i jepte Shqipërisë për konsolidimin e administratës, për mbrojtjen dhe për rendin e brendshëm. Shkollat në Bullgari ishin të hapur për rininë shqiptare. Danev shtroi çështjen për zgjidhjen e princit Kiril si monark i Shqipërisë. Ismail Qemali ka shprehur mendimin, se kandidatura e princit Kiril ishte e përshtatshme-ai dinte shqip, kishte lidhje me shqiptarë, njihte historinë, traditat, por ishte mjaft i ri në moshë, ndërsa gjendje në Shqipëri ishte tepër e rëndë.

Bullgaria po kështu shpresonte për ndihmën e Shqipërisë. Në atë kohë filloi të flitej midis aleatëve për një luftë kundër Bullgarisë. Shqipëria mund të ndihmonte Bullgarinë. Më 19 qershor të 1913 deputeti i dalluar bullgar dhe ministër fuqi plotë në Çetinje dr. Nedjalko Kolushevi me urdhër të Ministrisë së punëve të jashtme pati disa takime me Isamil Qemalin në Vjenë mbi këtë çështje. Në to ata arriten një fare pajtimi.

Qëndrimi miqësor i Bullgarisë ndaj Shqipërisë dhe përkrahja e madhe diplomatike i afruan të dy vendet. Me gjithë se Bullgaria dhe Shqipëria nuk kishin ndonjë marrëveshje të lidhur ndërmjet tyre, zhvilluan bashkërisht shumë aksione-krijuan çeta, të përbëra prej bullgarëve dhe shqiptarëve, organizuan një kryengritje kundër pushtuesve të rinj – serbëve, etj.

Në Ballkan filloi një proces i rigrupimit të forcave. U përvijua një aleancë ballkanike. U ngritën parimet për ekuilibër, për kompensime kryesisht kundër Bullgarisë. Ministri fuqi plotë bullgar në Sankt Peterburg gjeneral Radko Dimitriev shkroi-Shkëputja e territoreve nga Shqipëria dhe Bullgaria i bëri të dy vendet solidare dhe lidhjet ndërmjet tyre edhe më të forta.

Për patriotin shqiptar Jani Vruho kjo ishte detyra e kohës, ndërsa Themistokli Germenji theksoi-Aleanca me bullgarët është në dobi të lirisë së popullit shqiptar.

Organi i Qeverisë së përkohshme të Ismail Qemalit “Përlidhja e Shqipërisë”.  më 6 nëntor të 1912 shkroi-“Me një kënaqësi të veçantë shënojmë, se shtetit i parë i cili shprehu miqësi të sinqertë ndaj Shqipërisë ishte Bullgaria. Në fakt që në kohën e konferencës në Londër para 6 fuqive të mëdha ajo punoi në interes të popullit shqiptar. Populli shqiptar kurrë nuk do të harroje, se ai ishte përkrahur nga Bullgaria në një moment, kur popullit shqiptar kishe nevojë për mbështetje”.

 

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button