Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 08 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.34 ▲3.1%
ARI 4,735 ▼0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,163 ▲ +1.02% ETH $2,193 ▲ +1.43% XRP $1.3462 ▲ +0.3% SOL $82.7000 ▼ -0.93%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.34 ▲3.1 % ARI 4,735 ▼0.88 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.34 ▲3.1 % ARI 4,735 ▼0.88 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Diplomati shqiptar: Armët kimike janë përdorur në 91 raste në Siri

Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara ka shqyrtuar të hënën në Nju Jork, në një mbledhje me dyer të mbyllura, raportin e parë të “mekanizmit të përbashkët hetimor”, organizëm i ngritur për të provuar se cilët janë përgjegjësit e përdorimit të armëve dhe agjentëve kimik në Siri.

Pjesë e këtij mekanizimi me 3 anëtarë, është edhe diplomati Adrian Neritani, ish-ambasador i Shqipërisë në OKB, i cili në një intervistë telefonike për Top Channel zbardh detaje mbi raportin e paraqitur.

“Është arritur në përfundimin se në 91 raste janë përdorur armët kimike ose kimikatet. Nga këto, ekipi i hetuesve ka rishikuar dhe analizuar të gjithë këtë evidencë kolosale, e kanë konkluduar se, në të paktën 8 raste ka informacion që mund të hetohet më tej, për të gjetur se kush janë përgjegjësit që qëndrojnë prapa përdorimit të tyre”, tha Adrian Neritani.

I pyetur nëse beson që do të arrijnë të identifikojnë autorët, Neritani përgjigjet:

“Ky është qëllimi dhe objektivi ynë. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet e mundshme që të arrihet në një përfundim. Një afat maksimal fillestar është fundi i shtatorit të këtij viti, i cili mund të shtyhet edhe më tej në varësi të ndonjë vendimi që duhet të marrë Këshilli i Sigurimit”, shprehet Adrian Neritani.

Duke u ndalur te përplasjet mes fuqive të mëdha në Këshillin e Sigurimit mbi Sirinë, ai sqaron se rezultatet e këtij hetimi janë të pakontestueshme, por palët ndahen tek autorët.

“Grupet ndahen për t’i dhënë përgjigje pyetjes se, kush është përgjegjësi. Në këtë pikë ka dallime të jashtëzakonshme, me apo pa arsye, të cilat duhet t’i shohim kur të bëhen hetime më të plota”, deklaroi më tej Adrian Neritani.

Diplomati shqiptar është zgjedhur në këtë detyrë me propozim të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.