☁️
Tiranë 19°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.49 ▼0.39%
ARI 4,201 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $83,599 ▲ +0.61% ETH $2,554 ▲ +2.14% XRP $1.4070 ▲ +0.87% SOL $111.8100 ▲ +2.13%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.49 ▼0.39 % ARI 4,201 ▼0.36 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.49 ▼0.39 % ARI 4,201 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Politika

“Berisha s’do që t’i marrë Rama meritat për integrimin”, Koçi: Opozita ka djegur Parlamentin

Teksa në Bruksel zhvillohet sot konferenca e 8 ndërqeveritare Shqipëri-BE, në studione Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN u diskutua mbi procesin e integrimti i cili shpesh është shoqëruar me përplasje e debate të brendshme politike. Për politikanin Petro Koçi, opozita nuk dëshiron që mazhoranca të marrë e vetme meritën për avancimin drejt BE-së.

“Gjykoj që procesi bëhet shpesh viktimë e debatit të brendshëm politik, sepse kjo krijon shumë keqkuptime. Në një farë mënyre edhe nuk dua këtu të fajësoj patjetër opozitën aktuale, por çdo lloj opozite në Shqipëri mendon që kur ti je në një moment integrimi në një strukturë ndërkombëtare, duket sikur merita është e vetëm e asaj pjese që është në qeveri, pra që është në pozitë. Mendoj që kjo ka ndikuar shumë”, u shpreh ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Ai solli në vëmendje tensionet politike dhe aktet e dhunshme në Parlament, që sipas Koçit kanë dëmtuar imazhin e Shqipërisë.

“Në qoftë se ne kemi parasysh çfarë ka ndodhur këtu, që është djegur parlamenti, janë djegur karriget e parlamentit, janë përleshur njerëzit me deputetët, me oficerët e gardës, janë zhvilluar protesta të dhunshme me flakadanë dhe me molotovë, të cilët s’janë asnjëherë paqësorë”.

Ndërsa vlerësoi punën e administratës dhe institucioneve shqiptare në procesin e negociatave, ai tha se integrimi në BE është një objektiv strategjik kombëtar.

“Jemi në një hap gjeostrategjik shumë të rëndësishëm. Jemi duke realizuar një nga ambiciet tona me interes strategjik për vendin. Në një farë mënyre tejkalon edhe interesat tona shtetërore, ndihmon edhe interesat tona kombëtare. Ky është një proces që është vërtetë shumë teknik dhe mendoj që në këtë aspekt është bërë një punë e jashtëzakonshme jo vetëm nga legjislativi, por dhe sidomos nga grupet që janë caktuar në çdo dikaster që merren drejtpërdrejtë me këtë proces. Sigurisht që ka një diferencë mes realizimit, po themi në letra dhe në ligje dhe zbatimit të tyre.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.