Djaloshi që dominoi mbrëmjen e Brit Awards
Ed Sheeran ishte njeriu i mbrëmjes në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Brit Awards. Ai fitoi çmimin kryesor të mbrëmjes, atë për albumin e vitit, që ishte edhe më i shituri në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2014.
“Kam qenë i shqetësuar shumë për këtë album. Mu desh kohë për ta realizuar. Megjithatë, nuk mendoj se një statujë justifikon suksesin e një njeriu”, u shpreh Sheeran.
Ai fitoi gjithashtu çmimin Këngëtari më i mirë mashkull. Ndërsa çmimi analog për femra u fitua nga Paloma Faith, e cila pranoi se karriera e saj u ngrit me ngadalë.
“Më janë dashur 13 vjet dhe tani do të gëzoj pak”, tha këngëtarja.
Albumi i parë i Faith, “A perfect Contradiction”, ishte më i shituri nga këngëtaret femra vitin e kaluar, me 725 mijë kopje.