☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 98.24 ▼0.3%
ARI 4,151 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $81,848 ▼ -0.27% ETH $2,404 ▼ -0.26% XRP $1.3025 ▼ -0.34% SOL $104.9300 ▲ +0.85%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.24 ▼0.3 % ARI 4,151 ▼0.22 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.24 ▼0.3 % ARI 4,151 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
20 Tet 2026
Breaking
Kronika

Grabitje në Kamëz/ Gazetari: Të armatosurit marrin bizhuteritë dhe largohen me motor me targa të vjedhura

Gazetari Igli Çelmeta, dha detaje mbi grabitjen e sotme në Kamëz, ku dy persona të maskuar dhe të armatosur hynë në një bizhuteri dhe pasi grabitën dyqanin, u larguan me një motor.

“Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kamzës, rreth orës 13, kur dy persona me motor, me skafandër, të armatosur, me një armë zjarri tip kallashnikov, futen brenda në ambientet e bizhuterisë dhe pasi, nën kërcënimin e armës, marrin bizhuteritë, të qetë hipin në motor dhe më pas largohen në drejtim të paditur. Menjëherë janë lajmëruar shërbimet e Komisariatit të Kamzës, janë sekuestruar kamerat e sigurisë, por deri në këto momente nuk janë identifikuar ende autorët e kësaj ngjarjeje”, tha Çelmeta.

Ai pati kritika edhe për policinë: “Ajo që më bën përshtypje është fakti se si ka mundësi të ndodhë një grabitje në mes të ditës? Teksa po vija në emision, kalova disa patrulla policie që po i vendosnin gjoba makinave. Mund të kem parë mbi 7 patrulla policie që vendosnin gjoba automjeteve. Mendoj që policia duhet të jetë më shumë e fokusuar të rendi dhe siguria, te këto ngjarje kaq të rënda, sesa të jetë e fokusuar tek vendosja e gjobave të parkimit. Grabitja e sotme ndodhi në një zonë të frekuentuar. Ishin të pashqetësuar fare. Marrin bizhuteritë, i grabisin dhe largohen”, tha Çelmeta.

“Kush i parandalon këto ngjarje? Ne si qytetarë kemi frikë të shkojmë në dyqan bizhuterie apo në një dyqan sepse të vjen dikush me kallashnikov, i pashqetësuar kryen grabitjen dhe ikën”, shtoi Çelmeta.

Më tej, gazetari i A2CNN shtoi se identifikimi i grabitësve të maskuar bëhet edhe më i vështirë pasi motori me të cilin kanë lëvizur ka targa të vjedhura.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.