☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.39 ▲3.16%
ARI 4,754 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,275 ▼ -0.58% ETH $2,184 ▼ -2.95% XRP $1.3351 ▼ -3.28% SOL $82.5000 ▼ -2.57%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.39 ▲3.16 % ARI 4,754 ▼0.48 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.39 ▲3.16 % ARI 4,754 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Politika

Djegia e mandateve, DW: Vendimi i paprecedentë

Për DW, situata politike në Shqipëri është shumë e rënduar për të realizuar shpejt pritshmëritë e Komisionit Evropian per dialog qeveri-opozitë.

Vendimi i opozitës është i paprecedentë në historinë e demokracisë post-komuniste në Shqipëri dhe tregon sesa e pakonsoliduar shfaqet ajo.

Mazhoranca u shfaq të hënën e pashqetësuar nga vendimi i opozitës për të dorëzuar mandatet aktuale parlamentare. Kryeministri Rama e cilësoi vendimin e opozitës „blof, një çadër në forme bojkoti para zgjedhjeve te qershorit” duke risjellë në kujtesë precedentin e opozitës në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017, kur pas protestës 3 mujore të opozitës në ҫadrën e ngritur përballë kryeministrisë, PD u fut në zgjedhje në minutën e fundit, pas marrëveshjes Rama-Basha.

Nisur pikërisht nga pakti I atehershem, analistë te pavarur ngrenë pikëpyetje nëse pas vendimit të heqjes dorë nga mandatet parlamentare fshihet përsëri një “pazar”. Burime zyrtare nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve thanë për DW se dorëzimi i mandatit të deputetit, në bazë të kodit zgjedhor, bëhet në këtë komision në mënyrë individuale dhe jo “en block”.

Pas procedurës së dorëzimit, KQZ shikon zëvendësimin e deputetëve që lanë mandatin me kandidatët që nuk fituan në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017. nëse asnjë prej tyre nuk e pranon mandatin duke iu bindur vendimit të PD, atëherë 43 deputetët opozitarë zëvendësohen me kandidatë nga lista e PS, por ky skenar nxjerr problem cilësinë e qeverisjes, që ulet ndjeshëm në një parlament ku opozita ose nuk përfaqësohet ose përfaqësohet shumë pak.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.