🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,816 ▼0.13%
DOW 47,932 ▼0.53%
NASDAQ 22,884 ▲0.27%
NAFTA 96.28 ▼1.62%
ARI 4,793 ▼0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $73,053 ▲ +1.67% ETH $2,249 ▲ +1.92% XRP $1.3596 ▲ +0.25% SOL $85.2200 ▲ +1.53%
S&P 500 6,816 ▼0.13 % DOW 47,932 ▼0.53 % NASDAQ 22,884 ▲0.27 % NAFTA 96.28 ▼1.62 % ARI 4,793 ▼0.53 % S&P 500 6,816 ▼0.13 % DOW 47,932 ▼0.53 % NASDAQ 22,884 ▲0.27 % NAFTA 96.28 ▼1.62 % ARI 4,793 ▼0.53 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kronika

Djegia e nënës te Fresku, zbulohen detaje të frikshme për ashensorin

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike deklaroi sot se zjarri në pallatin në Fresk që i mori jetën një nënë të re, nuk ka qenë për shkak të ndonjë shkëndije elektrike.

Lajmi është konfirmuar nga burime pranë OSHEE për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’.

Nga këqyrja e vendngjarjes nga Inspektorati Qendror Teknik, institucioni përgjegjës qe nxjerr konkluzionet mbi shkaqet e të tilla aksidenteve, rezulton se nuk ka patur asnjë shkëndijë elektrike.

Pas pretendimeve të banorëve se janë ankuar disa herë për ashensorin dhe se askush nuk është përgjigjur për ta mirëmbajtur, burime nga grupi hetimor bënë me dije për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ pohauns e ky lloj ashensori që punon me lëndë djegëse duhet të punojë vetëm në fabrika, miniera, por kurrsesi për pallate, duke thelluar kështu më shumë skandalin në këtë pallat, që shkaktoi tragjedinë me një viktimë.

“Nga foto që shihni vërtetohet se kabinat e OSHEE nuk kanë patur asnjë problem, dhe janë stakuar nga ne si masë sigurie për banorët dhe zjarrfikësit. Nëse do kishte shkëndije elektrike, kabina jonë duhet te ishte e nxire nga flakët/ose plasja”, pohuan burimet. Ndërkohë, janë bërë të gjitha matjet deri në nivel kabine dhe rezulton që nuk ka patur luhatje tensioni.

Ngjarja
Zjarr i përmasave të mëdha ra dje paradite në zonën e Freskut, ndërsa rezultoi fatal për 29-vjeçaren Drilona Durici, e cila u nxor e karbonizuar nga ashensori i pallatit ku jetonte.

Mësohet se e reja ishte e martuar dhe nënë e një fëmije të vogël, ndërsa bashkëshorti i saj jetonte në Gjermani. E reja ka qenë duke hyrë për në banesë kur ra zjarri, pasi kishte bërë pazar dhe në dorë kishte çantat me ushqime.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.