DNA dhe SPAK, marrëveshje bashkëpunimi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
Drejtoria Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm (DNA) nënshkroi dje një marrëveshje bashkëpunimi me Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë (SPAK).
Para nënshkrimit të memorandumit u bë një takim mes Prokurorit Kombëtar Antimafia Federico Cafiero de Raho dhe kreut të SPAK, Arben Kraja.
Gjatë takimit u diskutuan argumente të interesit të përbashkët lidhur me hetimet në vazhdim dhe u shkëmbyen informacione të dobishme për zhvillimin e hetimeve të përbashkëta me qëllim luftën kundër grupeve kriminale transnacionale që veprojnë në të dyja vendet.
Në vijim të shkëmbimeve të informacioneve, dy prokurorët vunë re unanimisht gjendjen e shkëlqyer të bashkëpunimit mes Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe SPAK, organizëm përkatës i Republikës së Shqipërisë.
Duke u nisur nga fakti se DNA-ja dhe Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë – që në atë kohë ishte kompetente për të gjitha krimet sipas rregullores gjyqësore në fuqi – sigluan që në vitin 1997 akordin e parë inovativ për kooperimin dhe shkëmbimin e informacioneve mes dy zyrave, u nënvizua fakti se në atë kohë përmbajtja e memorandumit paraqiti një zgjedhje veçanërisht domethënëse dhe paraprijëse, si dhe fakti se DNA-ja nënshkroi të parin e shumë memorandumeve të tjera – që më pas u nënshkruan me zyra të tjera analoge të vendeve te ndryshme – pikërisht me strukturën gjyqësore shqiptare përkatëse.
Këta janë tregues konkretë së interesit të krijuar që atëherë nga kooperimi gjyqësor me këtë zyrë ashtu edhe e zotimit që të mbështetet me çdo mënyrë aktiviteti i luftës kundër krimit të organizuar transnacional që vepron në të dyja vendet.
Mbi bazën e atij memorandumi, që u rishikua vetëm pas shumë vitesh, u zhvillua përgjatë kohës një kooperim i dobishëm gjyqësor së pari, me Prokurorinë e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë dhe më pas me Prokurorinë e Krimeve të Rënda që zuri vendin e kompetencës së Prokurorisë së Përgjithshme për çështjen e luftës kundër krimit të organizuar.
Në gjendjen e tanishme, kooperimi gjyqësor i bazuar edhe tek një akord dypalësh i nënshkruar në vitin 2007 mes Italisë dhe Shqipërisë, ka arritur nivele të shkëlqyera: shkëmbimi i informacioneve spontane mes dy zyrave është konstante dhe përbën premisën e domosdoshme për hetime komplekse dhe të specializuara, të kryera edhe përmes instrumentit të skuadrave hetuese të përbashkëta, nga të cilat, për momentin, vetëm 5 rezultojnë të krijuara mes zyrave gjyqësore italiane dhe zyrave gjyqësore shqiptare.
Nënshkrimi i fundit, nga ana e palës shqiptare, e protokollit të dytë që i shtohet konventës europiane të asistencës gjyqësore, do të çojë sigurisht në përdorimin e këtij instrumenti hetues edhe nga ana e vendeve të tjera, por parashikimi i legjislatorëve italianë e shqiptarë lejoi që të parapriheshin shumë kohë më parë konventat internacionale dhe që të bëhej një përshtatje në fushën e instrumentit të skuadrave hetuese të përbashkëta për të cilën që të dy prokurorët janë krenarë.
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Kundër Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë u krijua vetëm pak kohë më parë, por është tashmë në qendër të shumë pritshmërive nga ana e kolektivit shqiptar: për këtë gjë është domethënës fakti që menjëherë pas krijimit të kësaj zyre u bë e ndjeshme nevoja si nga ana italiane ashtu edhe nga ajo shqiptare, që të theksohej dhe të përforcohej zotimi i të dyja palëve për kooperim, për shkëmbimin e informacioneve, ndarjen mes tyre të eksperiencave hetimore, për veprimtaritë efikase gjyqësore dhe shtimin e fluksit të informacioneve të dobishme për të kundërshtuar krimin e organizuar përmes memorandumit që u nënshkrua sot.
DNA-ja dhe Struktura e Posaçme e Republikës së Shqipërisë ndajnë me njëra tjetrën nevojën për të intensifikuar luftën kundër përhapjes së grupeve kriminale edhe nëpërmjet intensifikimit të luftës kundër pronës që u bëhet këtyre grupeve dhe bindjes se vetëm përmes një kooperimi gjyqësor të besueshëm, spontan dhe të përforcuar do mund të mposhten grupet kriminale transnacionale dhe duke zbuluar kanalet e riinvestimit të kapitaleve të paligjshme të akumuluara nëpërmjet aktiviteteve të paligjshme të kryera nga ta.
Që të dy prokurorët konstatuan me kënaqësi se në rregulloret gjyqësore përkatëse u futën masa të përshtatshme, efikase dhe tej mase të dobishme për kundërshtimin e këtyre fenomeneve dhe ripohuan zotimin e tyre në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, në respekt të normave në fuqi dhe të principeve që përmbahen në konventat ndërkombëtare dhe të sanksionuara nga konventa europiane mbi të drejtat e njeriut dhe të shtetasve.