roze
“Do jem e bekuar nëse djemtë e mi do të jenë ‘gay’”
Gwen Stefani, këngëtarja e hitit “Make Me Like You” i do djemtë e saj në mënyrë të pakushtëzuar dhe nëse një ditë do zbulonte se djali i saj është “gay” ajo do e pranonte dhe respektonte vendimin e tij.
Gwen ka lënë të nënkuptohet se djemtë e saj do të kenë mbështetjen e plotë në lidhje me seksualitetin e tyre.
“Do të jem e bekuar nëse djemtë e mi do të jenë ‘gay’”, ka thënë në një intervistë të dhënë së fundmi Gwen për “PrideSource”. “Thjesht dua që djemtë e mi të jenë të lumtur dhe të shëndetshëm. I kërkoj Zotit të më drejtoj se si të jem një nënë e mirë sepse nuk është një punë e lehtë”.