Politika

“Do të jem këtu edhe për ca më gjatë”, Yuri Kim: Kohë vendimtare për reformën në drejtësi. Populli pret drejtësi, jo hakmarrje

E pranishme në konferencën “Konsolidimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor”, ambasadorja amerikane Yuri Kim dha mesazhe të forta sa i takon reformës në drejtësi si edhe pritshmëritë e SHBA në të ardhmen për këtë cështje.
“Drejtësia nuk ka pasur punën e lehtë. Shpresojmë që drejtësia shqiptarë të arrijë rezultate të larta në mënyrë që ajo të sjellë drejtësi për shqiptarët. Jemi krenar që jemi partner me BE jo vetëm në mbëhstetje të KLGJ por për të gjithë reformën.  Shikoni sa larg keni arritur deri tani 4 vite më parë në Gjykata e Lartë kishte vetëm 4 gjyqtarë, sot na mungojnë vetëm tre dhe shpresoj të gjehen shpejt.
Kur unë mbërrita në janar 2020, ishte e mundur të kishim një GJ.Kushtetuese funksionale. Ka kaluar mjaft kohë duhet të ofrojmë drejtësi për njerëzit. Duhet të gjejmë një mënyrë. Populli shqiptar dhe amerikan, presin drejtësi, jo hakmarrje, që të dinë se kur të vijnë në gjykatë do të jenë të barabartë përpara ligjit. Do e dinë se marrin drejtësi në kohë. Ka qenë e rëndësishme për ne si SHBA në uljen e cështjeve të prapambetura.
E kuptojmë frustrimin e popullit shqiptar, nuk është e drejtë. Të vazhdojmë të bëjmë përparim, t’i japim njerëzve në drejtësi. Me ndihmë kjo mund të realizohet. Plotësojeni gjykatën, ecni sa më shpejt të mundeni, kjo është kohë vendimtare për reformën në drejtësi.
Reforma në drejtësi po jep rezultate të dukshme, por njerëzit duan më shumë, dhe ne biem dakord me ta duhet të ketë më shumë. Nuk është kohë për t’u shlodhur, ka patur gabime e vështirësi, por ky  është një proces njerëzor. SHBA nuk do të ndalojë e as ju nuk duhet. Që ju të mund t’ia dilni mbanë.” u shpreh Kim.
Ndër të tjera ambasadorja amerikane, theu heshtjen lidhur me përfundimin e mandatit të saj në Shqipëri, ndërsa garantoi se do të jetë këtu edhe për ca më gjatë.
“Kam tre vite në Shqipëri, dhe do jem këtu edhe për ca më gjatë. Ka një sfidë të madhe këtu. Kjo nuk ndodh se Shqipëria është në mënyrë unikale e korruptuar e keqe, jo kjo është marri, por ka histori këtu.
Diplomatja amerikane theksoi se me ndihmën dhe kurajon e SHBA, Shqipëria duhet të bëjë hapa para në reformën në drejtësi, për të cilën siç tha ajo, ‘tani ka ardhur momenti’.
Kim tha se duhet të zgjidhen sa më parë çështjet e prapambetura dhe të vihen në ‘vend’ krerët drejtues në gjykata, për të bërë përpara në drejtësi dhe për të lënë pas të shkuarën.
“Kemi patur këtu ushtarakë amerikanë këtu, kush do e mendonte këtë vite më parë, apo në 1997. Enver Hoxha po rrotullohet në varr, kjo është e ardhmja. Kjo është ajo që ne duam për ju si SHBA, ndaj besojmë në reformën në drejtësi, e di që ndonjëherë nuk ju pëlqen, do kishit dashur që ndonjëherë të ishim të heshtur. Por ne duam që ju të jeni partnerët tanë, të fuqishëm, të pasur. Vendet e tjera të shohin dhe të thonë ‘uau ja dolën mbanë’, gjetën shtigjet dhe ja dolën edhe pse vend i vogël. Ky është momenti, nuk është koha për tu ç’lodhur dhe pushuar.
Tani është koha për të thënë ne do ecim përpara sepse brezi i ardhshëm i shqiptarëve, amerikanëve, i kanë sytë te ju. Le të përveshim mëngët dhe t’i zgjidhim çështjet e prapambetura. Le të vihen në vend gjyqtarët, vendimet nuk duhet të na mbajnë në vendnumëro, nuk mund të shkojmë prapa por duhet të ecim përpara. Dua të falënderoj KLGJ, Gjykatën e lartë, Kushtetuese, si dhe çdo anëtar për punën e bërë”- tha ambasadorja Kim.
Ky është një vend i vogël, vendimet për drejtësi na ndikojnë të gjithëve. Vendime për atë se kush do të jetë kreu i atij institucioni apo tjetrti. Ka ardhur koha për të thënë se Shqipëria është gati për fazën tjetër.
Ju jeni ulur ngjitur me ne në KS të OKB. Ka zhvillime strategjike që janë kaq pranë për t’u bërë të vërteta. Marrëdhënia me SHBA, investimet amerikane s’kanë qenë kurrë më të larta. Duhet të ketë më shumë, por duhet të ketë drejtësi. Ata duhet ta dinë se kur shkojnë në gjykatë gjykatësi do vendosi për atë që është në përputhje me ligjin jo kush ka paguar më shumë apo ka bërë kërcënimin.”– theksoi ambasadorja Kim, ndërsa shprehu edhe një herë mbështetjen e SHBA për reformën në drejtësi.”- vijoji Kim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button