☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 27 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 83.62 ▲1.69%
ARI 4,661 ▲0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $79,993 ▲ +1.93% ETH $2,498 ▲ +1.03% XRP $1.4506 ▲ +5.23% SOL $109.0100 ▲ +12.45%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.62 ▲1.69 % ARI 4,661 ▲0.17 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.62 ▲1.69 % ARI 4,661 ▲0.17 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
27 Aug 2026
Breaking
Bota

Do të quhet “Lake America”, Trump firmos urdhërin ekzekutiv për ndryshimin e emrit të Liqenit Ontario

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur këtë të enjte një urdhër ekzekutiv për ndryshimin e emrit të Liqenit Ontario, i cili nga tani do të quhet “Lake America” në përdorimin zyrtar të qeverisë amerikane.

Vendimi vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë janë përshkallëzuar ndjeshëm për shkak të mosmarrëveshjeve tregtare dhe tarifave. Vetëm dy ditë më parë, Trump kishte deklaruar se administrata amerikane po shqyrtonte seriozisht ndryshimin e emrit të liqenit.

Në urdhrin e firmosur më 27 gusht 2026, Trump argumenton se Liqeni Ontario përbën një pasuri të rëndësishme për Shtetet e Bashkuara dhe se ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë, ekonominë, tregtinë dhe mbrojtjen e vendit.

Sipas dokumentit, Shtetet e Bashkuara janë “mbrojtësi më i madh” i Liqeneve të Mëdha dhe kanë investuar rreth 4 miliardë dollarë gjatë dekadës së fundit për mbrojtjen e ekosistemit të ujërave të ëmbla. Trump thekson gjithashtu se Roja Bregdetare amerikane furnizon 9 nga 11 akullthyese që operojnë në Liqenet e Mëdha, duke garantuar hapjen e korridoreve të lundrimit për transportin tregtar.

Trump: Liqeni ka rëndësi strategjike për SHBA-në

Në arsyetimin e tij, presidenti amerikan e lidh emërtimin e ri me rolin historik dhe ekonomik që ka luajtur liqeni për Shtetet e Bashkuara.

Liqeni Ontario kufizohet në jug dhe lindje nga shteti amerikan i Nju Jorkut, ndërsa në veri, perëndim dhe jugperëndim nga provinca kanadeze e Ontarios.

Trump argumenton se liqeni ka qenë prej shekujsh një korridor i rëndësishëm për eksplorimin, vendosjen e popullsisë, tregtinë dhe operacionet ushtarake amerikane. Në urdhër përmenden portet dhe bazat historike në Nju Jork, përfshirë Oswego dhe Sackets Harbor, si dhe roli i liqenit gjatë Luftës së vitit 1812.

Administrata amerikane thekson gjithashtu rëndësinë e Liqeneve të Mëdha për transportin e mineraleve, produkteve bujqësore, qymyrit, gurit gëlqeror dhe mallrave të tjera. Sistemi i Liqeneve të Mëdha dhe rrugës detare të Shën Lorencit mbështet një aktivitet të konsiderueshëm ekonomik dhe mijëra vende pune në Shtetet e Bashkuara.

Sipas urdhrit, ujërat e Liqenit Ontario përdoren gjithashtu për furnizimin me ujë të pijshëm të komuniteteve pranë tij dhe për nevojat e impianteve të prodhimit të energjisë.

“Lake America”

Trump ka urdhëruar Sekretarin e Brendshëm të SHBA-së, në bashkëpunim me Bordin për Emrat Gjeografikë, që brenda 30 ditësh të ndërmarrë të gjitha masat për ndryshimin e emrit nga “Lake Ontario” në “Lake America”.

Pas kësaj, emri i ri pritet të pasqyrohet në Sistemin e Informacionit të Emrave Gjeografikë të Shteteve të Bashkuara dhe në hartat, dokumentet, kontratat dhe komunikimet zyrtare të administratës amerikane.

Vendimi i Trump ndjek një precedent të krijuar nga vetë presidenti në fillim të mandatit të tij të dytë. Në janar 2025, ai firmosi një tjetër urdhër ekzekutiv që ndryshoi emrin e Gjirit të Meksikës në “Gulf of America” për përdorimin zyrtar nga qeveria amerikane.

A do të quhet Liqeni Ontario edhe “Lake America” në Kanada?

Ndryshimi i emrit nuk do të thotë automatikisht se Kanadaja do ta njohë emërtimin e ri.

Liqeni Ontario është një trup ujor ndërkufitar dhe ndahet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë. Për këtë arsye, një vendim i qeverisë amerikane mund të përcaktojë se si liqeni do të quhet në dokumentet dhe institucionet federale amerikane, por nuk mund t’i detyrojë autoritetet kanadeze apo institucionet ndërkombëtare të përdorin të njëjtin emër.

Kështu, ndërsa hartat dhe dokumentet zyrtare amerikane mund të fillojnë ta paraqesin si “Lake America”, autoritetet kanadeze mund të vazhdojnë ta përdorin emrin historik “Lake Ontario”.

Vendimi vjen në kulmin e përplasjes SHBA-Kanada

Ndryshimi i emrit është bërë publik në një periudhë të tensionuar për marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Otavës.

Administrata Trump ka vendosur tarifa të reja ndaj mallrave kanadeze, ndërsa Kanadaja ka paralajmëruar masa hakmarrëse. Përplasja ka prekur veçanërisht sektorë të rëndësishëm si industria automobilistike, çeliku dhe energjia.

Trump e kishte lidhur drejtpërdrejt propozimin për ndryshimin e emrit me marrëdhëniet ekonomike me provincën e Ontarios, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk presin të bëjnë më shumë biznes me Ontarion.

Me urdhrin e firmosur këtë të enjte, ideja që vetëm pak ditë më parë ishte një propozim i Trumpit tashmë është kthyer në një proces zyrtar për administratën amerikane.

Megjithatë, emri “Lake Ontario” mbetet emërtimi i njohur ndërkombëtarisht dhe ndryshimi i urdhëruar nga Trump duhet kuptuar kryesisht si një ndryshim i nomenklaturës zyrtare të qeverisë federale amerikane, jo si një vendim që automatikisht ndryshon emrin e liqenit për të gjitha vendet dhe institucionet ndërkombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.