Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 24 March 2026
S&P 500 6,586 ▲0.07%
DOW 46,340 ▲0.28%
NASDAQ 21,869 ▼0.36%
NAFTA 92.44 ▲4.89%
ARI 4,426 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $69,785 ▼ -0.66% ETH $2,135 ▲ +0.58% XRP $1.3981 ▼ -2.23% SOL $89.6900 ▲ +0.15%
S&P 500 6,586 ▲0.07 % DOW 46,340 ▲0.28 % NASDAQ 21,869 ▼0.36 % NAFTA 92.44 ▲4.89 % ARI 4,426 ▲0.42 % S&P 500 6,586 ▲0.07 % DOW 46,340 ▲0.28 % NASDAQ 21,869 ▼0.36 % NAFTA 92.44 ▲4.89 % ARI 4,426 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Doganat kontrolle ndaj subjekteve të akcizës, gjobë 45.7 milionë lekë subjektit në Berat

Administrata Doganore ka intensifikuar kontrollet ndaj subjekteve që prodhojnë dhe tregtojnë mallra akcize, me fokus të veçantë te pijet alkoolike, në kuadër të forcimit të zbatimit të legjislacionit në fuqi.

Sipas burimeve zyrtare të DPD-së, kontrollet janë përqendruar në disa drejtime kryesore, duke përfshirë verifikimin e lexueshmërisë së pullave fiskale në produktet e gatshme që ndodhen në magazinat fiskale të operatorëve, si dhe kontrollin e gjendjes së stokut të këtyre pullave.

Një tjetër element i rëndësishëm ishte inventarizimi i plotë i mallrave të akcizës, që përfshin lëndët e para, produktet e ndërmjetme dhe ato të gatshme.

Po ashtu, autoritetet ushtruan kontrolle edhe mbi ambientet ku ruhen produktet me akcizë të paguar dhe ato me akcizë të pezulluar, për të garantuar përputhshmërinë me kërkesat ligjore.

Gjatë një kontrolli të zhvilluar nga Dega Doganore në Berat, janë konstatuar një sërë shkeljesh nga një operator ekonomik.

Si pasojë, subjekti është shpallur debitor në vlerën totale prej 45.7 milionë lekësh. Nga kjo shumë, 8.7 milionë lekë përbëjnë detyrimin bazë, ndërsa 37 milionë lekë janë penalitete të vendosura për shkeljet e evidentuara.

Administrata Doganore bën të ditur se do të vijojë kontrollet në terren, me synim garantimin e respektimit të ligjit “Për akcizat” nga të gjithë operatorët ekonomikë në vend.

/a.f/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.