Doktor Cubi
Nga Edison Ypi
Doktor Cubi e bën fort mirë punën e vet.
Por, siç kuptohet edhe nga llagapi, me një kusht:
Kurrë si burrë shteti, kurrë si Lider, kurrën e kurrës si vizionar. Gjithmonë dhe kurdoherë vetëm si Cub.
Si Cub, Sali Kulla është një gjeni e shkuar gjeniut.
Si Cub, Doktor Kolera nuk ka të dytë në botë.
Si Cub, Sali Hajduti është i hatashëm, i pakrahasueshëm, i mrekullueshëm, i pavdekshëm.
Si Zotni, Doktor Cubi nuk është kurrë i dashur apo i respektuar, nuk i duhet, dhe kurrë nuk do i duhet askujt, as Dreqit.
Si Zotni, Doktor Cubi është një nul më i vogël se i vogël, pothuajse i padukshëm, më i parëndësishëm sa një kokrrizë qurre që doli nga hundët e një tuberkulari kur u kollit, grimcë pluhuri, diçka infinitesimale, pikë uji në shkretëtirë që e than Dielli në çast.
Doktor Cubi, si cub ecën, si cub ikën, si cub vjen, si cub ha, si cub pi, si cub 10, si cub llap, si cub pyet, si cub përgjigjet, si cub zgërdhihet, si cub fle, si cub ëndërron, si cub fiton, domethënë humb rregullisht.
Doktor Cubi ulëret që larg që nuk është Zotni, nuk është shtetar, nuk është vizionar.
Megjithatë, për supercuba si Doktor Cubi që s’lë gur pa lëvizur, qindarkë pa vjedhur, tas pa përmbysur, për t’u dukur sadopak Zotni, ka disa raste apo rrethana, kur edhe tokën po ta tundi, edhe malin po ta sheshojë, maskën nuk e mban dot, maska i bie. Kuptohet se me zotnillëkun nuk takohet kurrkund, Zotni nuk është aspak. Veçse një cub hajdut, ordiner, i pabesë dhe i pamoral.
Një nga këto sprova që Doktor Cubi s’e kalon dot kurrsesi, një nga këto raste kur Doktor Cubit i vënë etiketën që meriton, të cubit të pandreqshëm nga asnjë sqepar dhe asnjë psikiatër, është:
Sa i këndshëm, i pëlqyeshëm, sa i pranueshëm për shqiptarin modest është Sali Gangsteri në një drekë apo darkë familjare ku janë shtruar të gjithë, që nga nipi çamarrok, mbesa elegante, prindërit e lodhur nga punët dhe hallet, e deri te gjyshi me mustaqe?
E vërtetë aksiomatike që s’ka nevojë për verifikim si, ta zemë, “Zotniu është më i vlefshëm se cubi”, ose pohimi se “Shqipëria është më e vogël se bota”, në u kujtoftë ta ftojë dikush për një rast familjar, komunisti kongjenital Doktor Cubi pranon, vjen e nis e mban fjalim sikur përpara nuk ka një familje nga Mallakastra, apo Puka, apo Dibra, por proletariatin botëror gati për revolucion, dhe në fund kërkon ngritje në këmbë dhe duartrokitje të stuhishme.
Cubat dhe cubet janë të gjithë të njëjtë, si zajet e lumit, si pllakat e dyshemesë, si tullat e murit.
Zonjat dhe Zotërinjtë janë secili i ndryshëm, si ngjyrat e ylberit, si malet e Shqipërisë, si yjet e Qiellit.
Doktor Cubi, si çdo cub, çdo fjalë e ka rrenë, çdo premtim e shkel me këmbë, ç’i sheh syri ia vjedh dora.
Zotëriu serioz dhe vizionar, si gjithçka e vërtetë në këtë botë, është disi i mjegullt, jo fort i kthjellët, jo fort i qartë, është dyshues, dhe kur ndodh që bëhet Lider, punon, ka rendiment, fiton, lavdia e mbulon.
Cubi, aq më tepër kryecubi Doktor Cubi, s’dyshon aspak, sytë i ka si lente qelqi, mendjen si tabele shumëzimi, gjymtyrët prej duralumini, vendosmërinë robotike. Veç ndikimit despotik-qesharak mbi minicubat që mban rrotull, ulëret e bërtet sa s’plas. Por kot. S’ka asnjë rendiment. Dhe turpi e mbulon.
Zotërinjtë, liderët, shtetarët, ata që qeverisin me urtësi dhe dashuri Shtetin dhe Kombin, janë të përmbajtur, kanë vetëkontroll, kurrë nuk rrejnë, kurrë nuk bërtasin broçkulla, kurrë nuk flasin për gjëra të vogla, banale, merren me principe të vjetra, morale, shoqërore, shtetërore.
Doktor Cubi që mezi mban në vathë me pare të vjedhura një grusht halabakësh, s’di gjë tjetër veçse: Ky vodhi, ai vrau, ai tjetri u burgos, një tjetër u burgos, e të tjera si këto që më vjen për të vjellë po t’i rendis.
Dallimi mes Zotniut dhe Doktor Cubit është kolosal:
Zotniu, sapo nuhat nga larg se dikush nuk e aprovon apo nuk e pëlqen, menjëherë largohet, ikën, zhduket.
Doktor Cubi, i cili, në atë fillim hipokrit dhe rrenacak u duk se do të largohej po të humbte besimin dhe respektin e 1 shqiptari të vetëm, nuk largohet as tani kur mbi 1 milion shqiptarë e duan të ngordhur.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.