Teater

“Doktor Shuster”, premierë në Korçë

Shfaqja

Ku ka shkuar sot morali njerëzor? Kjo pyetje është orvatur në mendjen e dramaturgut Dushan Kovaceviç, kur shkroi një nga veprat më të mira të teatrit vitet e fundit “Doktor Shuster”.

doktor shusterVetëm pak kohë më parë kjo vepër u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar nën regjinë e Spiro Dunit, ku spikati në rolin e Doktor Shusterit, aktori i njohur, Robert Ndrenika. Por regjisori i ri, Qëndrim Rijani, ka dashur t’i japë një tjetër koncept kësaj vepre, e cila sipas tij e bën publikun ta gjejë veten në çdo vënie skenike. Pas shqetësimit që çdo shikues ndien pasi sheh këtë vepër është aktual dhe ndërgjegjësues. Këtë fundjavë, ai do ta ngjisë “Doktor Shuster” premierë në Teatrin e qytetit të Korçës me një kast aktorësh nga Shqipëria dhe Maqedonia. “Në këtë vepër pasqyrohen të gjitha të vërtetat e shoqërisë sonë ballkanike, respekti jonë për kufomën, me të moshuarit, Zotin etj. Veç rregullave të komedisë së zezë përdoret edhe metafora përmes karrocave, sjell mesazhin se invalidët gjëja e fundit për të cilën kanë nevojë është keqardhja”, është shprehur regjisori Rijani. Në rolin kryesor të Doktor Shusterit do të jetë aktori Sotiraq Bratko, në role             të tjera interpretojnë aktorët Zamira Kita, Dritëro Ame, Blerta Belliu dhe Shkëlqim Jaupi. “Doktor Shuster” do të ngjitet të premten, të shtunën dhe të dielën në Teatrin e qytetit të Korçës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button