🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.12 ▲0%
ARI 4,095 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,626 ▲ +4.43% ETH $2,423 ▲ +6.52% XRP $1.3047 ▲ +3.47% SOL $95.9600 ▲ +3.77%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.12 ▲0 % ARI 4,095 ▲0.54 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.12 ▲0 % ARI 4,095 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Europa

Dominique Pelicot autori i dyshuar, zhvarroset Sophie Narm! Pritet të zgjidhet vrasja pas 35 vitesh

Rasti i Sophie Narm, i cili ka mbetur i pazgjidhur për 35 vjet, po rikthehet në qendër të vëmendjes pasi trupi i saj u zhvarros mëngjesin e së martës, më 14 prill.

Ky zhvillim u konfirmua për Le Parisien nga Beatrice Zavaro, avokate e Dominique Pelicot, si dhe Florence Rolle, avokate e familjes së viktimës.

Vendimi për zhvarrosjen e trupit të saj u miratua më 7 nëntor nga Gjykata e Apelit e Versajës, me qëllim që të hetohej nëse Dominique Pelicot mund të ketë pasur ndonjë lidhje me rastin e agjentes 23-vjeçare të pasurive të paluajtshme, e cila u përdhunua dhe u vra në vitin 1991 në Paris.

Trupi i Sophie Narm u gjet më 4 dhjetor 1991, në një apartament në Rue Manin. Gruaja e re kishte shkuar në vendngjarje për një takim pune për të paraqitur pronën. Sipas hetimit, ajo ishte rrahur dhe ishte gjetur gjysmë e zhveshur nga drejtori i agjencisë së pasurive të paluajtshme ku ajo punonte.

Autori i krimit nuk u identifikua kurrë, por kohët e fundit dolën informacione të reja që e sollën çështjen përsëri nën mikroskopin e autoriteteve. Dominique Pelicot ka pranuar pjesërisht përfshirjen e tij në tentativën e përdhunimit të një agjenti tjetër të pasurive të paluajtshme në vitin 1999 në Seine-et-Marne, pasi u identifikua përmes ADN-së.

The post Dominique Pelicot autori i dyshuar, zhvarroset Sophie Narm! Pritet të zgjidhet vrasja pas 35 vitesh appeared first on Euronews Albania.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.