☁️
Tiranë 10°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.74 ▲1.57%
ARI 4,515 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,842 ▲ +0% ETH $2,152 ▼ -0.47% XRP $1.4012 ▼ -0.88% SOL $90.8700 ▼ -0.92%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.74 ▲1.57 % ARI 4,515 ▼0.83 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.74 ▲1.57 % ARI 4,515 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Politika

Donald Lu nuk “heq” dorë, së bashku me kongresmenin Engel takojnë Bashën dhe ish- kryeministrin Berisha

Kongresmeni i SHBA-ve Eliot Engel dhe ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri , Donald Lu po zhvillojnë një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Ky takim vjen vetëm pak ditë pas miratimit të ligjit të Vettingut, që është hapi i parë i zbatimit të Reformës në Drejtësi. Partia Demokratike nuk e votoi, ndërsa ligji u miratua me 88 vota nga PS-LSI dhe PDIU.

 Pas takimit me Bashën, në orën 15:00 Eliot Engel do të zhvillojë edhe një me ish-kryeministrin Berisha.

Eliot Engel ndodhet në Shqipëri, pasi sot do të marrë titullin ‘Qytetar Nderi’ i Lezhës. Kongresmeni i SHBA do të nderohet për rolin e luajtur në forcimin e miqësisë mes Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Bashkia Lezhë dhe Këshilli Bashkiak nderojnë dy personalitete të njohura për kontributin e mbrojtjes së çështjeve të shqiptarëve

1- Z. Eliot Engel , Qytetar Nderi i Lezhës

2- Z. Harry Bajraktari, Mirënjohje e Bashkisë Lezhë

Bashkia Lezhë, njofton se me datë 1 Shtator 2016, ora 12:00 në prani të Këshillit Bashkiak, Kryetarit të Bashkisë, deputetëve të qarkut, të ftuarve dhe miqve, organizon brenda zonës Memorialit të heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, një veprimtari nderuese të Kongresmenit Amerikan, Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri – Amerikë në Kongres, të nderuarin Z. Eliot Engel. Zoti Eliot Engel, një mik i rrallë i shqiptarëve në tërë Ballkanin dhe më gjerë ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e miqësisë së vendit tonë me aleatin tonë më të madh strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai, po ashtu, është i njohur për ndihmesën e dhënë në Kongresin dhe në Administratën Amerikane për çlirimin e Kosovës dhe më pas njohjen e Pavarësisë së saj nga SHBA. Kongresmeni Engël shoqërohet nga Z.Harry Bajraktari, një aktivist i njohur shqiptaro – amerikan i çështjes shqiptare për dekada të tëra. Veprimtarinë e nderon Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, SHTZ. Donald Lu.

Këshilli Bashkiak i Lezhës me vendim Nr. 182 dhe 183 datë 29.08.2016 i ka nderuar këta dy personalitete me titujt:

Z. Eliot Engel – Qytetar Nderi i Lezhës

Z. Harry Bajraktari – Mirënjohje e Bashkise së Lezhës.

Ky vlerësim do të memorizohet në kujtesën historike të qytetit të Besëlidhjes!”, njofton bashkia e Lezhës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.