☁️
Tiranë 10°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,349 ▼0.3%
DOW 45,290 ▲0.27%
NASDAQ 20,805 ▼0.69%
NAFTA 103.10 ▲3.47%
ARI 4,544 ▲0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,518 ▲ +0.11% ETH $2,028 ▲ +1.52% XRP $1.3248 ▲ +0.1% SOL $82.4800 ▲ +0.83%
S&P 500 6,349 ▼0.3 % DOW 45,290 ▲0.27 % NASDAQ 20,805 ▼0.69 % NAFTA 103.10 ▲3.47 % ARI 4,544 ▲0.44 % S&P 500 6,349 ▼0.3 % DOW 45,290 ▲0.27 % NASDAQ 20,805 ▼0.69 % NAFTA 103.10 ▲3.47 % ARI 4,544 ▲0.44 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Moda

Donatella Versace i bashkohet fushatës së “ALS Ice Bucket Challenge”

Stilistja e famshme italiane Donatella Versace i është bashkuar fushatës sensibilizuese të kovës së akullt që është sensacioni i fundit në rrjetet sociale.

Në videon e postuar 59-vjeçarja është e rrethuar nga dy modelë që i hedhin kovën me ujë dhe akull. Videoja është xhiruar në një kopsht me lule dhe Versace i kishte dhënë rëndësinë e duhur çdo detaji.

Stilistja vendosi të nominojë Pharrell, Prince dhe regjisorin spanjoll të filmave Pedro Almodovar. Fansat në faqen e “Faceebook”-ut,  ku Donatella kishte postuar videon e saj, kishin komentuar duke shkruar: “Ky është Ice bucket Challenge më i bukur”.

Videoja në pak orë mori 37.700 “like” dhe 18.300 persona e kanë shpërndarë.

Stilistja Versace është një ndër personazhet e famshëm që i është bashkuar fushatës sensibilizuese për të mbledhur fonde në gjetjen e kurës për një sëmundje të rrallë si ALS ( Skleroza amiotrofike laterale). Fushata “ALS Ice bucket Challenge” deri në këto momente ka arritur të mbledhë rreth 94.3 milionë dollarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.