☁️
Tiranë 10°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.80 ▲1.64%
ARI 4,514 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,879 ▲ +0.16% ETH $2,153 ▼ -0.38% XRP $1.4042 ▼ -0.55% SOL $90.9400 ▼ -0.81%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.80 ▲1.64 % ARI 4,514 ▼0.83 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.80 ▲1.64 % ARI 4,514 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Politika

Dorëhiqet Haxhinasto, Qeveria: Nuk është pjesë e ndryshimeve

Shtatori ka ardhur me “impulse të reja” për Qeverinë. Mëngjesin e së premtes, ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto i ka dorëzuar dorëheqjen fillimisht kryeministrit Edi Rama në Kryeministri dhe më pas ka informuar për këtë vendim kreun e LSI-së, Ilir Meta, në një takim kokë më kokë në kryesinë e Kuvendit, takim që zgjati vetëm 10 minuta.
Sokol Dervishi e do të jetë pasuesi i Haxhinastos në krye të transporteve, një nga njerëzit më të afërt të Ilir Metës, aktualisht shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit. Prej kohësh Edmond Haxhinasto ka vepruar i pavarur nga partia dhe nuk ka patur marrëdhënie të mira. Megjithatë, të dy palët që iu dorëzua dorëheqja, as kryeministri dhe as LSI nuk shfaqën pakënaqësi ndaj Haxhinastos në komunikimet zyrtare me median dhe zëvëndësimin e tij e justifikuan me angazhim në parti.
“Ministri Haxhinasto i ka paraqitur sot kryeministrit dorëheqjen e tij nga detyra, për shkak të angazhimit të mëtejshëm në parti. Kryeministri e ka falenderuar ministrin e Infrastrukturës e Transporteve për punën e bërë në krye të këtij dikasteri, kontributin e tij aktiv në skuadrën qeveritare dhe bashkëpunimin shumë të mirë me të”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.
“Edmond Haxhinasto do të angazhohet në programin politik e elektoral të LSI.
LSI-së, që së afërmi ka Konventën Zgjedhore, ku do të ketë rishikim të programit”, deklaroi Petrit Vasili nga LSI.
Ky është ministri i dytë që ndryshon LSI në këto 3 vjet bashkëqeverisje me Edi Ramën, pas zëvëndësimit një vit më parë të Nasip Nacos me Ylli Manjanin. Lëvizja e re brenda qeverisë, për llogari të LSI-së, rikonfirmon vazhdimësinë e koalicion qeveritar duke forcuar prezencën e njerzve të besuar të Ilir Metës në kabinet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.