Kronika
Doshi dhe Frroku shkuan në polici me makina private
Deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku kanë shkuar në rajonin e policisë me automjete private dhe jo me makinat e policisë, siç ndodh zakonisht.
Policia ekzekutoi pasditen e së enjtes urdhrin e prokurorisë për arrestimin e dy deputetëve të cilët akuzohen për dëshmi të rreme dhe kurdisje.
Pas kontrolleve të banesave të tyre policia i ka shoqëruar dy deputetët në polici. Deputeti kristiandemokrat Mark Frroku ka shkuar në rajon me një makinë tip “Golf 5” .Edhe kolegu i tij socialist Doshi ka shkuar me një tjetër mjet privat.
Ata janë shoqëruar nga 7 efektivë dhe disa makina policie për garantimin e sigurisë së tyre.