☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 99.57 ▲4.23%
ARI 4,818 ▼3.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,232 ▼ -4.45% ETH $2,188 ▼ -6.02% XRP $1.4594 ▼ -4.84% SOL $90.0300 ▼ -5.12%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 99.57 ▲4.23 % ARI 4,818 ▼3.8 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 99.57 ▲4.23 % ARI 4,818 ▼3.8 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

Doshi nuk trembet nga akuzat: Do jem në Kuvend me 3 deputetë, mbështes Ramën

Deputetit të pavarur, Tom Doshi i është komunikuar sot në Prokurorinë e Përgjithshme akuza e “deklarimit të rremë të pasurisë”.

Ndërsa dosja do të shkojë në Gjykatë të Lartë Doshi thotë se kjo bëhet për zgjedhje dhe se të gjitha akuzat do të bien poshtë në gjykatë.

“Akuzat tendencioze për zgjedhjet, por unë do jem sërish në Parlament. Hetimi i prokurorisë është tendencioz, – tha Doshi pas daljes nga Prokuroria e Përgjithshme. – Kjo bëhet për zgjedhjet, unë kam një mesazh për elektoratin, të rrinë të qetë, s’kam asgjë me ligjin dhe këto akuza do të bien poshtë”.

Doshi shkoi edhe më tej, kur pohoi se gjithçka që po bëhet kundër tij, do të kthehet në një favor për të fituar qarkun e Shkodrës nën siglën e Partisë Socialdemokrate.

“Asgjë nuk më pengon, madje më rritet mbështetja më shumë dhe ata e shohin që rritet tendenca për të fituar. Unë do marr edhe dy deputetë të tjerë në qarkun e Shkodrës. Unë mbështes kryeministrin Rama dhe asnjë alternativë tjetër nga partitë e tjera”, – pranoi Doshi.

Kujtojmë se ILDKPI ka dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal për deputetin Tom Doshi, i cili akuzohet për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë.

Bëhet fjalë për një shumë, që sipas Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, shkon deri në 23 milionë euro. Shkeljet, sipas ILDKP-së, janë kryer nga viti 2005 deri në vitin 2014.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.