☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 10 March 2026
S&P 500 6,796 ▲0.83%
DOW 47,741 ▲0.5%
NASDAQ 22,696 ▲1.38%
NAFTA 85.03 ▼10.28%
ARI 5,194 ▲1.76%
10 Mar 2026
Breaking
Breaking
Kronika

Doshi takim me Frrokun për çështjen e një biznesi të përbashkët

Deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku janë takuar sot në mesditë në një lokal në kryeqytet.

doshi-frrokuPas takimit i cili zgjati vetëm pak minuta, deputeti Mark Frroku në një prononcim të shkurtër për mediat bëri të ditur se arsyeja e këtij “shtrëngimi duarsh” vinte si rrjedhojë e një biznesi të përbashkët tek Rruga e Durrësit dhe problemeve që lidheshin me biznesin në fjalë.

Takimi mes tyre vjen në një kohë kur Frroku ka rrëzuar dy herë përballë Doshit dëshmitë e dhëna prej tyre në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me atentatin e mundshëm ndaj ish-deputetit të PS.

Pavarësisht se në dëshminë e tij, ashtu edhe publikisht Doshi është shprehur se ka qenë Frroku ai i cili e ka takuar me atentatorin e mundshëm të tij Durim Bami, kreu i PKD i ka rrëzuar këto pretendime duke mohuar të ketë dijeni për këtë ngjarje

Po ashtu mësohet se deputeti Doshi zhvilloi një takim dhe me ish-Deputetin, Dritan Priftin, i cili është përmendur nga Doshi si person i njohur me faktet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.