Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.14 ▲2.89%
ARI 4,749 ▼0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,046 ▼ -0.47% ETH $2,181 ▼ -2.51% XRP $1.3340 ▼ -2.98% SOL $82.1500 ▼ -2.91%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.14 ▲2.89 % ARI 4,749 ▼0.58 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.14 ▲2.89 % ARI 4,749 ▼0.58 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Dosja “Mark Frroku”, Llalla i jep sqarime homologut belg

Kriminaliteti, grupet e shfrytëzimit të prostitucionit e trafikut të drogës dhe dosja “Mark Frroku” kanë qenë të takimit që Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, pati në Bruksel me homologun e tij, Prokurorin Federal të Belgjikës, Frederic Van Leeuw.

“Duke iu përgjigjur interesimit të Prokurorit Federal të Belgjikës, Llalla e informoi mbi ecurinë e procesit gjyqësor penal kundër ish-deputetit Mark Frroku, i cili akuzohet për një vrasje në Belgjikë dhe hetimi ndaj tij është zhvilluar nga ana e autoriteteve belge”- njofton zyra e Llallës.

Në takimin e zhvilluar sot, Llalla informoi homologun e tij lidhur me  hapat e ndërmarra nga autoritetet shqiptare për të luftuar dhe minimizuar rastet e rekrutimit të  shtetasve shqiptare për konfliktet e armatosura në Lindjen e Mesme.

Nga të dhënat e  deritanishme, rezulton se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim.

Prokurori i Përgjithshëm ka rikonfirmuar qëndrimin se “vendi ynë do të vijojë të jetë aleat i Belgjikës dhe i kujtdo tjetër që ka si objektiv primar ruajtjen dhe forcimin e sigurisë për çdo njeri, pavarësisht etnisë dhe besimit fetar”.

Llalla është njohur nga Prokurori Federal i Belgjikës me problematikën e kriminalitetit shqiptar në atë vend, kryesisht për grupet që ushtrojnë veprimtarinë e paligjshme në shfrytëzimin e prostitucionit dhe trafikimit e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Për këto shqetësime, Llalla garantoi se Prokuroria, si edhe institucionet e tjera ligjzbatuese, do  të vijojnë shkëmbimin e informacionit me autoritetet belge, si edhe do të intensifikojnë hetimet  për identifikimin dhe konfiskimin e pasurive në vendin tonë të shtetasve shqiptarë që janë të  përfshirë në grupe kriminale në Belgjikë.

Nga ana tjetër, Llalla garantoi homologun e tij se autoritetet e larta shqiptare po tregojnë një  interes të lartë për luftën kundër narkotikëve. Si shembull konkret për këtë angazhim, Prokurori i  Përgjithshëm përmendi në takim edhe faktin që “Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë  diskutoi pak ditë më parë për problematikën me narkotikët, nisur edhe nga një rast konkret, hetimi për të cilin ka nisur pikërisht nga autoritetet e Belgjikës”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.