Dosja “sekrete” e Cameron për Rita Orën
Kryeministri britanik, David Cameron, ka pranuar disa materiale sekrete në lidhje me këngëtaren me origjinë shqiptare, Rita Ora.
Ndihmësit e tij i kanë përgatitur një dosje që është cilësuar “sekrete” në mënyrë që Cameron të ketë informacione në lidhje me yllin e popit dhe të mos kapet i papërgatitur në intervista.
Këto materiale i janë dorëzuar shefit të qeverisë në maj të vitit 2014, kohë kur Rita po shijonte suksesin me këngën e saj “I will never let you down” që ishte renditur e para në toplistën britanike.
Kjo u zbulua nga libri me kujtime i ish-ministrit britanik, David Laws që është publikuar këtë javë.
Nuk dihet nëse Cameron është adhurues i Rita Orës, pasi në intervistat e tij nuk është pyetur shpesh për shijet e tij muzikore apo për bjonden 25-vjeçare. Megjithatë, nëse kjo gjë ndodh në të ardhmen, atëherë ai është tashmë i përgatitur.