Draft/kontrata e re për furnizimin me energji, OSHE nuk do të jetë furnizuesi i vetëm
Enti Rregullator i Energjisë ka bërë gati draft/kontratën e re të furnizimit me energji elektrike të klientëve fundore. Kamatvonesa ka ngelur e pandryshuar duke mbetur në 0.1% për çdo ditë vonesë dhe por jo më shumë se vlera totale e vetë faturës. Ja të gjitha rregullat si do të lidhet kontrata e furnizimit me energji dhe kushtet për zgjidhjen e saj;
Ja draft/kontrata e plotë:
NENI 1
BAZA LIGJORE
Shërbimi i furnizimit me energji elektrike në këtë kontratë ofrohet si shërbim publik në kuadër të aktivitetit te sherbimit universal te furnizimit ne mbeshteje te nenit 80;81; 82; 83, neni 84, 85; 94, 96 te Ligjit Nr. 43/2015 “ Per Sektorin e Energjise Elektrike” qe rregullon veprimtarine ne sektorin e
energjisë elektrike.
NENI 2
OBJEKTI i KONTRATËS
2.1 Objekti i kësaj kontrate është furnizimi i pandërprerë me energji elektrike nga ana e Furnizuesit te ngarkuar me sherbimin universal te furnizimit dhe detyrimi i Klientit fundor për të paguar energjinë elektrike të konsumuar, në përputhje me termat dhe kushtet e kësaj Kontrate.
2.2 Furnizimi me energji elektrike i Klientëve fundorë , nga Furnizuesi i shërbimit
universal ne pikën e kërkuar nga Klienti fundor ofrohet me këto parametra
teknikë:
me fuqi të kërkuar______kË ose/limitator ______ A,
me Tension_______ V
sistem _____ fazor
frekuencë 50 Hz
NENI 3
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME KUSHTET E PERGJITHSHME TE KONTRATES SE SHERBIMIT UNIVERSAL TE FURNIZIMIT ME ENERGJI ELEKTRIKE PER KLIENTET FUNDORË
3.1 Kushtet e përgjithshme të përcaktuara në këtë kontratë janë të vlefshme për të gjithë klientët që përfitojnë nga shërbimi universal i furnizimit. Klienti nuk mund t’i japë apo shesë energji elektrike klientëve të tjerë nga rrjeti i tij. 3.2 Furnizuesi është i detyruar të mbrojë dhe të mos nxjerre të dhënat personale të Klientit , konform Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Per Mbrojtjen e te dhenave
Personale” te ndryshuar . Të dhënat personale të Klientit mund të jepen nga Furnizuesi në rastet e mëposhtme:
Me pëlqimin e Klientit;
Në rast të respektimit të detyrimeve kontraktuale të Furnizuesit në lidhje me përmbushjen e shërbimit të shpërndarjes së faturave të energjisë elektrike dhe/ose arkëtimin e detyrimeve.
Në zbatim të legjislacionit ne fuqi.
Neni 4
Lidhja e Kontratës
4.1 Ka të drejtë të kërkojë lidhjen e kontratës për furnizimin me energji elektrike çdo person jo debitor ndaj furnizuesit universal, qe ka nje pike lidhje të miratuar me rrjetin e shpërndarjes të energjisë elektrike dhe qe plotëson kërkesat e përcaktuara ne ligjin e sektorit të Energjisë elektrike.
4.2 Të drejtën e furnzimit nga furnizuesi i shërbimit universal e ka edhe cdo klient i cili ka përfituar statusin e klientit në nevojë dhe që është rregjistruar pranë OSHEE si i tillë.
4.3 Klienti fundor qe kërkon lidhjen e kontrates me furnizuesin e ngarkuar me shërbimin universal te furnizimit duhet të depozitojë një kërkesë me shkrim pranë çdo përfaqësie të Furnizuesit nga i cili merr shërbimin e furnizimit.
4.4 Furnizuesi pasi ka kontrolluar dhe verifikuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar, nënshkruan kontratën me Klientin brenda 15 diteve kalendarike nga marrja e kërkesës së aplikuesit.
4.5 Nëse kërkesa e aplikuesit nuk është e shoqëruar me dokumentacionin e plotë, Furnizuesi brenda 7 ditësh kalendarike, do të njoftojë për mangësitë e konstatuara. Aplikuesi duhet të paraqesë dokumentacionin e munguar brenda 7 ditësh kalendarike nga momenti i njoftimit. Kërkesa do refuzohet në rast mosplotësimi të këtij dokumentacioni. Furnizuesi duhet të njoftojë aplikuesin
në çdo rast për pranimin ose jo të kërkesës së tij.
KUSHTET E PERGJITHSHME TE KONTRATES SE SHERBIMIT UNIVERSAL TE FURNIZIMIT ME ENERGJI
ELEKTRIKE PER KLIENTET FUNDORË
4.6 Per nje objekt i cili eshte furnizuar me pare me energji elektrike, Furnizuesi do te siguroje lidhjen e kontrates se re brenda 7 diteve kalendarike nga paraqitja e e kerkeses dhe plotesimi i dokumentacionit perkates nga ana e subjektit te interesuar.
Neni 5
Pezullimi dhe Përfundimi i Kontratës
Kontrata e furnizimit lidhet për një periudhë të pacaktuar dhe mund te nderpritet
vetëm në rastet e parashikuara si më poshtë:
Me kërkesë të Klientit, pas ekzekutimit të të gjitha detyrimeve monetare, dhe në bazë të kushteve të përcaktuara ne nenin 5.2 e ne vijim
5.1.2 Me inisiativën e Furnizuesit, në rast të shkeljes nga ana e Klientit të detyrimeve thelbësore të kontratës per te cilat njoftohet me pare me shkrim . Do të konsiderohen shkelje thelbësore të kushteve të kontratës nga ana e Klientit rastet si më poshtë:
a- Nëse Klienti nuk paguan detyrimet e energjisë elektrike duke përfshirë edhe kamatëvonesën brenda 1 muaji pas ndërprerjes së energjisë elektrike.
b- Nëse provohet nga Furnizuesi që Klienti merr energji elektrike në mënyrë të paligjshme.
c- Nëse Klienti, në mënyre të përsëritur, nuk i krijon akses Furnizuesit për më shumë se 3 muaj për leximin e verifikimin e matësave dhe instalimeve, kur matësi apo sistemi i matjes është brenda kufijve të
pronës të tij.
d- Nese klienti dhe pasi ka marre njoftim nga furnizuesi ne afatet e parashikuara ne ligj, per ndryshimin e kushteve te kontrates , nuk merr masa per zbatimin e tyre.
5.1.3 Furnizimi me energji elektrike i klientëve që kanë përfituar statusin e klientëve në nevojë, do të ndërpritet sipas kushteve të paqrashikuara ne Rregulloren e miratuar nga ERE
5.2 Nëse Klienti kërkon të pezullojë shërbimin apo pezullojë mbyllë kontratën e Furnizimit me Energji Elektrike, ai do të njoftojë me shkrim Furnizuesin 15 ditë kalendarike përpara, dhe do të likuidojë të gjitha detyrimet përkundrejt Furnizuesit jo më vonë se 30 ditë nga mbyllja apo pezullimi i kontratës. Klientit do ti jepet konfirmimi për arkëtimin e tarifës së ndërprerjes së kontratës (mandati përkatës i arkëtimit). Klienti nuk është përgjegjës për asnjë detyrim që mund të rezultojë ndaj Furnizuesit pas përfundimit të afatit 30 ditor pas depozitimit të kërkesës (kohë në të cilën janë shlyer të gjitha detyrimeve financiare )
5.3Klienti mund të bëjë kërkesë për riaktivizimin e shërbimit të furnizimit me energji elektrike, pranë çdo përfaqësie të Furnizuesit, i cili do të garantojë furnizimin me energji brenda 48 orëve nga momenti depozitimit të kërkesës.
5.4Me ndërprerjen e kontratës së furnizimit me energji elektrike, Furnizuesi do të ndërpresë menjëherë furnizimin e energjisë elektrike në pikën e lidhjes. Me ndërprerjen e lidhjes, Furnizuesi do të bëjë leximin dhe do të llogarisë faturën e fundit, si edhe do të vulosë pikën e shkëputjes, duke përdorur një vulë të
ndryshme nga ajo e lidhjes ne përputhje me legjislacionin në fuqi.
5.5Klienti është përgjegjës për ekzekutimin e detyrimeve që lidhen me konsumin e energjisë elektrike deri në momentin e përfundimit të kontratës. Në çdo rast klienti nuk është përgjegjës për asnjë detyrim
ndaj furnizuesit pas kalimit të afatit të parashikuar në nenin 5.2.
Neni 6
Detyrimet e furnziuesit
- 1. Furnizuesi,në zbatim të ligjit Nr. 43/2015 “Per sektorin e Energjise Elektrike” ka detyrimin të furnizojë klientët me energji elektrike, në përputhje me kontratën e nënshkruar, në mënyrë të sigurt, të besueshme dhe efikase.
6.2. Klientet fundorë janë përgjegjës përballë furnizuesit për disbalancat e shkaktuara, ne perputhje me vendimet e ERE-s e cila, vendos per përjashtimin nga përgjegjësia për disbalancat, për kategori të caktuara të klientëve fundorë, të cilët furnizohen mbi bazën e shërbimit universal të furnizimit, si detyrim i shërbimit publik.
6.3. Furnizuesi, përveç detyrimeve të përgjithshme të përcaktuara në kontratë, informon klientët e tij për:
- a) të drejtën e tyre për të zgjedhur dhe për të ndryshuar pa pagesë furnizuesin, pasi kanë ekzekutuar të gjitha detyrimet e mëparshme të energjisë elektrike;
- b) konsumin dhe kostot aktuale të energjisë elektrike, me qëllim mundësimin e menaxhimit të konsumit të energjisë nga ana e klientëve;
- c) mënyrat e ndryshme të pagesës, të cilat nuk duhet të jenë diskriminuese midis klientëve. Sistemet e parapagimit, nëse do të aplikohen, duhet të jenë të drejta dhe të reflektojnë konsumin e pritshëm;
- d) proceduren e zgjidhjes se mosmarrëveshjeve
f ) te bej publike, duke reklamuar ne zyrat e perfaqesive te tij, procedurat per pezullimin dhe nderprjen e kontrates se furnizimit.
- e) te njoftoje klientin fundor ne rast te mospagimit te energjise si dhe masat qe do te marre per arketimin e detyrimit sipas dispozitave te Ligjit Nr. 43/2015 Per Sektorine e Energjise Elektrike dhe Ligjit Nr. 8662, date 18.09.2000 “Per trajtimin si titull ekzekutiv te fatures se konsumit te energjise” .
- g) Furnizuesi do të sigurojë aksesin online të faturës së konsumit për çdo Klient fundor duke garantuar konfidencialitetin e të dhënave të Klientit dhe faturimit.
Neni 7
Te drejtat e klientit Fundor
7.11. Klienti fundor ka të drejtë:
- a) të furnizohet me energji elektrike në përputhje me kushtet e vendosura në kete kontratë;
- b) të paraqesë ankesë pranë perfaqesive te furnziuesit dhe prane EREs, nëse nuk furnizohet sipas kushteve të vendosura në kontratë;
- c) të përfitojë nga furnizuesi një trajtim jodiskriminues;
ç) të marrë të gjitha informacionet e nevojshme nga furnizuesit në përputhje me nenin 6 te kesaj kontrate;
- d) te drejten per te zgjedhur dhe ndryshuar pa pagese furnizuesin, pasi ka ekzekutuar te gjitha detyrimet e meparshme te energjise elektrike.
- f) të marrë informacion të plotë për çmimet, tarifat, termat dhe kushtet standarde, në lidhje me aksesin dhe përdorimin e shërbimeve të energjisë elektrike;
e ) të përdorë mekanizma të ndryshëm të pagesës dhe të mbrohet prej metodave të padrejta të faturimit;
- dh) të mos paguajë asnjë kosto shtesë lidhur me ndryshimin e furnizuesit;
ë) të përfitojë nga procedura transparente e të thjeshta për trajtimin e ankesave të tyre, te cilat kur është e mundur, parashikojnë një sistem rimbursimi dhe/ose kompensimi.
- g) të informohet, pa kosto shtesë, për konsumin e tij dhe kostot respektive të energjisë elektrike , në varësi të pajisjeve matëse,me të cilat është i pajisur klienti.
- h) Klientet kane te drejte te instalojne njesi matëse shtese me kerkesen dhe shpenzimet e tyre
Neni 8
Detyrimet e Klienti fundor
Klienti fundor ka këto detyrime ndaj Furnziuesit :
- a) të paguajë për energjinë elektrike, në përputhje me kushtet e kontratës;
- b) t’i mundësojë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes ose Operatorit të Sistemit të Transmetimit instalimin, mirëmbajtjen dhe leximin e pajisjeve për matjen e konsumit të energjisë elektrike pasi është njoftuar me shkrim 48 ore më parë.
- c) të respektojë kushtet e kontratës së furnizimit.
Neni 9
Çmimi i Energjisë Elektrike
9.1 Në bazë të legjislacionit në fuqi qe rregullon sektorin e energjisë elektrike, çmimi i energjisë elektrike përcaktohet nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE). Çmimi, përbërësit e tij, struktura tarifore orare, apo sipas nivelit te konsumit, i bëhen të ditur Klientit në faturën e konsumit të energjisë elektrike.
9.2 Ndryshimet e çmimit të energjisë elektrike bëhen me vendim të ERE-s. Palët në kontratë bien dakort që çdo ndryshim i çmimit i bëre me vendim të ERE –s, do të aplikohet automatikisht në kontratë.
9.3 Furnizuesi e publikon vendimin për ndryshimin e çmimit nëpërmjet mjeteve të ndryshme të informimit të paktën 15 ditë kalendarike përpara aplikimit.
Neni 10
Leximi i Matësit dhe Faturimi i Energjisë Elektrike
10.1 Furnizuesi do të bëjë leximin periodik të matësit të energjisë elektrike të Klientit, konform parashikimeve te Kodit te Matjes, Kodit te Rrjetit si dhe legjislacionit ne fuqi per Metrologjine, për një periudhë kohore prej 30 ditësh kalendarike dhe do ti dërgojë Klientit fundor në adresën e dhënë në kontratë, faturën tip të energjisë elektrike, brenda 10 ditëve nga data e leximit.
10.2 Çdo faturë e energjisë elektrike duhet të përmbajë minimalisht:
Të dhënat teknike mbi pikën e lidhjes;
Të dhëna identifikuese të Klientit;
Data e leximit;
Periudha e faturuar;
Leximi i matësit dhe konsumi përkatës për periudhën e faturuar;
Çmimi për njësi sipas strukturës së tarifave dhe përbërësit e tij;
Shuma në lekë që i korrespondon periudhës së faturimit;
Shumat e taksave që i korrespondojnë sipas legjislacionit në fuqi;
Data limit e pagimit të faturës;
Kamatëvonesa e aplikuar për çdo dite vonesë;
Penalitetet e mundshme për pagesë të vonuar;
Vlera e detajuar e debisë së Klientit;
informacione të nevojshme për Kujdesin ndaj Klientit (përfshirë ëebsite i kompanisë, numrat e telefonit, e-mail për ankesat, për defektet si të drejtën për të paraqitur ankesë pranë ERE).
Neni 11
Faturimi i energjisë elektrike gjatë mosfunksionimit të aparatit matës
11.1 Në rast se të dhënat e aparatit të matjes janë përkohësisht të padisponueshme ose të paarritshme për një periudhë më të gjatë se 1 muaj, operatorët e rrjetit llogarisin vlera reference zëvendësuese, bazuar në metodologjinë e miratuar nga ERE. Periudha e zbatimit të vlerave referuese
nuk mund të zgjasë më shumë se 3 muaj.
11.2 Nëse Furnizuesi nuk respekton afatin e përcaktuar ne piken 11.1 për vendosjen e matësit të rregullt, atëherë përgjegjësia është e Furnizuesit dhe faturimi për ditët pa matje tej këtij afati, do të jetë zero.
11.3 Në rast të konstatimit të pasaktësive në matje, palët do të rregullojnë efektet në zbatim të parashikimeve të Kodit të Matjes dhe akteve të tjera ligjore në fuqi.
Neni 12
Pagesa dhe afati për kryerjen e saj
12.1Klienti do të paguajë detyrimin e përcaktuar në faturën mujore të konsumit të energjisë elektrike (titull ekzekutiv) jo më vonë se 30 ditë nga data e lëshimit të faturës së fundit si dhe kur është rasti kamatëvonesat përkatëse.
12.2 Klienti mund të zgjedhë mënyrën e pagesës së faturës mujore të energjisë elektrike me një nga mundësitë që Furnizuesi ka ofruar (nëpërmjet pagesës së drejtpërdrejtë në Zyrat e Furnizuesit , bankave, zyrave postare, apo nëpërmjet pagesave të drejtpërdrejta nga llogaritë bankare).
12.3 Të gjitha pagesat sipas kushteve të kësaj Kontrate duhet të përmbajnë të dhënat siç janë numri i transfertës bankare, numri i llogarisë, dhe të gjitha të dhënat e përcaktuara në faturën e energjisë elektrike, në mënyrë të veçantë numrin e kontratës, numrin e faturës dhe emrin e klientit. Sipas Marrëveshjes me Klientin faturat mund të dërgohen:
Klientit në adresën e përcaktuar në kontratë;
Në adresë të një personi të tretë i cili është përcaktuar si pagues
nga Klienti sipas pëlqimit të tij.
12.4 Në të gjitha rastet, Klienti është përgjegjës për pagesën e plotë të të gjitha faturave sipas kushteve të kësaj kontrate. Në rast se Klienti ndërron vendbanim pa njoftuar, ai është përgjegjës për mos pagesat e faturave të energjisë.
12.5 Palët bien dakord që në rast të pagesave të paidentifikuara të bëra nga Klienti apo mbipagesave të tjera të faturës/ave, Furnizuesi ka të drejtë të balancojë detyrimet aktuale apo të mbartura të Klientit, dhe shuma përkatëse, të konsiderohet si parapagesë e detyrimeve të muajit pasardhës të Klientit.
Neni 13
Kamatëvonesa për pagesë të vonuar
Pas kalimit të afatit të pagesës caktuar në nenin 12, Klienti është i detyruar të paguajë një kamatë vonesë të barabartë me 0.1 % të vlerës së faturës për çdo ditë vonesë, por jo më shumë se vlera totale e vetë faturës.
Neni 14
Pasojat e mospagesës
14.1 Në mungesë të pagesës nga Klienti të faturës brenda 30 ditëve nga kalimi i afatit të caktuar për pagesë sipas nenit 12, Furnizuesit i lind e drejta që të bëjë ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike të Klientit, pasi e ka lajmëruar me shkrim këtë të fundit 48 orë përpara. Furnizuesi është i
detyruar që të bëjë rilidhjen brenda 48 orësh nga kryerja e pagesës se detyrimit dhe me kerkese te Klientit.
14.2 Nëse Klienti nuk paguan detyrimin që ka ndaj furnizuesit brenda 1 muaji nga data e ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike sipas nenit 12, atëherë Furnizuesi ka të drejtë të zgjidhë në mënyrë të njëanshme kontratën e furnizimit me energji elektrike sipas pikës 5.1.2.
Neni 15
Ankimi për faturimin dhe kushtet e furnizimit të energjisë elektrike
15.1 Klienti Fundor ka të drejtë të paraqesë një ankim pranë Furnizuesit për çdo veprim apo mosveprim të Furnizuesit që lidhet me drejtat e detyrimet e përcaktuara në këtë Kontratë, me shkrim, me gojë, me telefon (Call Center) ose në rrugë elektronike.
15.2 Furnizuesi do të trajtojë çdo ankesë në përputhje me Rregulloren e Trajtimit të Ankesave, të miratuar nga ERE. Kjo Rregullore bëhet publike në zyrat ku bëhen pagesat e energjisë elektrike, apo në Zyrat e Kujdesit ndaj Klientit dhe në faqet elektronike të Furnizuesit apo te ERE.
15.3 Në rast se Furnizuesi nuk i kthen përgjigje për ankesën Klientit fundor brenda afatit të përcaktuar në Rregulloren e mësipërme, apo nëse Klienti fundor nuk është dakort me përgjigjen e dhënë prej Furnizuesit, atëherë ai ka të drejtë të paraqesë nje ankesë prane ERE, sipas proçedurave të përcaktuara në Rregulloret përkatëse të ERE-se. Ankesa në ERE mund të paraqitet jo më vonë se 12 muaj pas marrjes dijeni nga klienti të përgjigjës së trajtimit të ankesës nga furnizuesi në adresësn e përcaktuar në këtë kontratë.
15.4 Klienti fundor mund të kundërshtojë në çdo kohë faturën e lëshuar nga Furnizuesi por jo me vonë se 1 vit nga data e lëshimit të saj, si në rast kur dyshon në saktësinë e faturimit, gabime të tjera të konstatuara në faturë apo pasaktësi në sistemin e matjes.
15.5 Në rast se pas verifikimeve të Furnizuesit, rezulton se konsumatori është mbifaturuar atëherë Furnizuesi:
- anullon faturën përkatëse dhe lëshon faturën e korrektuar,
- ne rast se eshte kryer pagesa, realizon kompensimin përkatës në faturën e Klientit brenda 3 muajve pasardhës. Në rast të mos kompensimit brenda afatit të përcaktuar me sipër, Furnizuesi duhet të kompensojë Klientin, me një penalitet 0.1 % në dite, për cdo ditë vonesë, mbi vlerën e diferencës për tu korrigjuar, e zbritshme në faturën pasardhëse.
15.6 Për faturat e kontestuara nga Klienti që rezultojnë me faturime dukshëm më të mëdha se faturimet mesatare mujore të tij, (të krahasueshme ose më shumë se dyfishi i faturimit mesatar mujor të së njëjtës periudhë), Furnizuesi pezullon faturën dhe realizon me proçedurë të përshpejtuar verifikimin, anullimin dhe nxjerrjen e faturës së korrigjuar brenda 10 ditëve.
15.7 Për faturat e ankimuara nga Klienti, nuk do të ndërpritet furnIzimi me energji elektrike deri në përfundimin e shtyrtimit të ankesës për këtë faturë nga Furnizuesi.
Neni 16
Instalimi dhe pronësia
16.1 Furnizuesi, me shpenzimet e veta, instalon tek Klienti Fundor, në përputhje me kërkesat e legjislacionit, sistemin e matjes së energjisë elektrike dhe e lidh atë me rrjetin e shpërndarjes me nënshkrimin e kësaj kontrate.
16.2 Klienti është përgjegjës për cilësinë, kushtet teknike dhe ato të sigurimit teknik që lidhen me kryerjen e instalimeve elektrike brenda objektit apo banesës së tij.
16.3 Klienti është përgjegjës për ruajtjen (mbrojtjen) e sistemit matës të energjisë
elektrike të vendosur nga Furnizuesi brenda kufijve te pronës së Klientit.
Neni 17
Kontrolli i sistemit matës
17.1 Aparatet matëse verifikohen përpara vënies në përdorim, nëpërmjet metodës së kampionit,në bazë të përzgjedhjes rastësore dhe në mënyrë periodike.
17.2 . Verifikimi i matësve mund të realizohet me kërkesë të operatorit të sistemit ose me kërkesë të Klientit. Verifikimi mund të realizohet në terren, aty ku matësi është i instaluar, pranë laboratorit të DPM-së apo subjektit të autorizuar. Periodiciteti i verifikimit të matësve të instaluar te klienti përcaktohet në Kodin e Matjes. Në çdo rast duhet të jetë i pranishëm edhe përfaqësuesi i operatorit të sistemit.
17.3 Kontrolli i sistemit të matjes bëhet në prezencë të Klientit fundor në përputhje me legjislacionin ne fuqi qe rregullon sektorin e energjisë elektrike.
17.4 Kur klienti dyshon në saktësinë e aparatit mates paraqet një kërkesë me shkrim pranë operatorit të rrjetit si dhe çdo institucioni tjetër përgjegjës për verifikimin e aparatit matës. Procedura për paraqitjen e një kërkese, shqyrtimin e saj dhe afatet e njoftimit të kërkuesit miratohen me vendim të ERE-s. Kur verifikimi i matësit është bërë me kërkesë të klientit dhe gjatë verifikimit të matësit nuk konstatohen
pasaktësi, shpenzimet e verifikimit paguhen nga klienti që ka paraqitur ankesën.
17.6 Në rast të ndërhyrjeve në sistemin e matjes nga Klienti, me qellim të manipulimit apo mosrregjistrimit të saktë të energjisë së konsumuar, ndaj tij do të procedohet sipas dispozitave ligjore në fuqi.
17.7 Kur pas verifikimit konstatohen pasaktësi në matës dhe nuk ka prova të dëmtimeve me dashje, të bëra nga klienti, bëhen përllogaritjet përkatëse të sasisë së energjisë së faturuar më shumë ose më pak, si rezultat i pasaktësisë në matës dhe mënyra e rimbursimit, sipas rregullave dhe procedurave të parashikuara në Kodin e Matjes.
Neni 18
Furnizimi dhe karakteristikat e energjisë elektrike
18.1 Furnizuesi do të sigurojë furnizimin te pandërprerë dhe me cilësi të energjisë elektrike. Furnizuesi mund të ndërpresë furnizimin e energjisë elektrike në rastet e mëposhtme:
- Për shkaqe të forcës madhore – ndërprerje të shkaktuara nga ngjarje të jashtëzakonshme natyrore dhe përcaktimeve të tjera sipas ligjit.
- Ndërprerje për shkak të urdhrave të Operatorit të Sistemit të Transmetimit;
- Për efekt të garantimit të sigurisë së jetës, shëndetit dhe pasurisë së personave;
- Ndërprerje të planifikuara, për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes, remonteve të programuara të linjave dhe pajisjeve të Sistemit të Shpërndarjes, duke njoftuar paraprakisht sipas afateve të përcatuara në Rregulloren e Cilësisë së Shërbimit;
- Ndërprerje të paplanifikuara (të shkurtra apo të gjata) – për shkak të defekteve dhe dëmtimeve të linjave dhe pajisjeve të Sistemit të Shpërndarjes.
18.2 Furnizuesi nuk mban përgjegjësi për ndërprerjet parashikuara në gërmat “a”, “b”, “c”, të këtij neni. Për ndërprerjet e parashikuara në gërmat “d” dhe “e” të pikës 15.1, Furnizuesi është i detyruar të respektojë normat dhe proçedurat e përcaktuara në Rregulloren “Për Kushtet Minimale të Cilësisë
së Shërbimit të Shpërndarjes dhe Shitjes së Energjisë Elektrike”, të miratuar nga ERE.
18.3 Në rast të mosrespektimit të normave dhe procedurave të përcaktuara në Rregulloren “Për Kushtet Minimale të Cilësisë së Shërbimit të Shpërndarjes dhe Shitjes së Energjisë Elektrike”, Furnizuesi është
përgjegjës për kompensimin e Klientit, sipas kërkesës së këtij të fundit, në përputhje me proçedurën dhe masën e kompensimit të përcaktuara në Rregulloren e mësipërme.
18.4 Në asnjë rast përfitimi i kompesimit nga ana e Klientit, kur plotësohen kushtet e nenit 15.3, nuk e përjashton të drejtën e Klientit për të kërkuar në rrugë gjyqësore dëmin efektiv të shkaktuar.
18.5 Furnizuesi do të respektojë parametrat e cilësisë së tensionit, sipas Kodit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, me këto devijime të lejuara:
Për kryeqytetin : +/-5%
Për zonat urbane : +5/-15%
Për zonat rurale : +5/-20%
18.6 Furnizuesi është përgjegjës për dëmet që mund ti shkaktohen Klientit për shkak të devijimeve të tensionit në kundërshtim me normat e furnizimit të përcaktuara në pikën 18.5 dhe akteve te tjera në fuqi, në rast se këto dëme Vijnë si rezultat i një veprimi apo mosveprimi të drejtpërdrejtë apo me faj
të tij.
18.7 Përcaktimi i dëmit efektiv të shkaktuar Klientit në rastet e pikës 18.6, bëhet me marrëveshje midis palëve ose në rrugë gjyqësore.
Neni 19
Detyrime të përbashkëta
19.1 Pasi të dy palët sigurohen për funksionimin normal të skemës së furnizimit dhe të matjes, përfaqësuesi i Furnizuesit, në përputhje me legjislacionin në fuqi, në prezencë të Klientit vulos kapakun e morseterisë së matësit dhe elementë të tjerë të sistemit të matjes si dhe regjistron në kontratë:
Vulën e kapakut të morseterisë __________
Vulën e boksit individual __________
Vulën e limitatorit para matësit __________
Numrin e serisë së matësit __________
Leximin aktual të tregimit të matësit __________
Numrin e fazave të matësit __________
Emrin e kabinës elektrike nga ku furnizohet __________
Si dhe një skemë të thjeshtë elektrike të furnizimit përfshirë matësin, ku të përcaktohen kufijtë e përgjegjësisë së furnizuesit si dhe kufijtë e përgjegjësisë së Klientit.
19.2 Çdo ndryshim i mëvonshëm i elementeve të përcaktuara në nenin 18 dhe 19 do reflektohen në kontratë.
Neni 20
Ndryshimet e kontratës
20.1 Kushtet e përgjithshme të Kontratës së Sherbimit Universal te Furnizimit me energji elektrike, janë subjekt i ndryshimeve nga ana e ERE-s, sipas të njëjtës proçedurë të miratimit të tyre.
20.2 Kjo kontratë hyn në fuqi në datën e përcaktuar nga ERE dhe kushtet e saj bëhen të aplikueshme automatikisht për të gjithë Klientet Fundor.
20.3 Në rast të kontestimit të këtyre kushteve nga ana e Klientit Fundor, ai mund të heqë dorë nga Kontrata pa asnjë penalitet, pasi ka ekzekutuar më parë të gjitha detyrimet.
Neni 21
Zgjidhja e mosmarrëveshjeve
Palët do t’i zgjidhin me mirëkuptim mosmarrëveshjet e tyre, në rast të kundërt do t’i drejtohen ERE-s, dhe me pas gjykatëskompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.
Neni 22
Legjislacioni i zbatueshëm
Për çështje të cilat nuk rregullohen shprehimisht nga kjo kontratë do të zbatohet Kodi Civil dhe legjislacioni përkatës në fuqi.
Neni 23
Hyrja në fuqi
Kjo kontratë hyn në fuqi pas miratimit nga Bordi i ERE