☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 99.01 ▲3.64%
ARI 4,822 ▼3.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,358 ▼ -4.16% ETH $2,194 ▼ -5.86% XRP $1.4610 ▼ -4.33% SOL $90.1900 ▼ -4.96%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 99.01 ▲3.64 % ARI 4,822 ▼3.71 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 99.01 ▲3.64 % ARI 4,822 ▼3.71 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Draftligji për tregjet e kapitalit, rregulla të reja për raportimin e kompanive

TIRANË, 18 mars/ATSH/ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit nxori për konsultim publik projektligjin “Për kërkesat e transparencës për emetuesit e titujve”, i cili synon krijimin e një kuadri të plotë ligjor për rritjen e transparencës dhe besueshmërisë në tregun e kapitalit në Shqipëri.

Projektligji parashikon rregulla të detajuara për publikimin, depozitimin dhe aksesin në informacionin e rregulluar nga emetuesit, titujt e të cilëve tregtohen në tregje të rregulluara, duke synuar që investitorët të kenë informacion të saktë, të krahasueshëm dhe në kohë mbi performancën dhe pozicionin financiar të tyre.

Kuadri i ri ligjor rregullon raportimin periodik financiar, informacionin e vazhdueshëm mbi strukturën e pronësisë dhe të drejtat e votimit, si dhe mënyrën e publikimit dhe ruajtjes së këtij informacioni përmes mekanizmave zyrtarë. Çdo aksionar që arrin ose kalon pragje të caktuara të të drejtave të votës, duke filluar nga 5% e deri në nivele më të larta, do të jetë i detyruar të njoftojë për këtë ndryshim. Qëllimi është të bëhet më e dukshme se kush kontrollon realisht kompanitë dhe të shmangen situatat ku ndikimi ushtrohet në mënyrë të fshehtë.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm është kalimi i detyrueshëm drejt raportimit elektronik në një format të standardizuar në vitet në vijim, në përputhje me praktikat e BE-së.

Sipas relacionit shpjegues, nisma synon të rrisë transparencën dhe integritetin e tregut, të reduktojë asimetrinë e informacionit dhe rrezikun e abuzimeve, si dhe të garantojë trajtim të barabartë për investitorët.

Një tjetër objektiv është forcimi i kompetencave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për monitorim, hetim dhe vendosje sanksionesh, duke rritur efektivitetin e mbikëqyrjes në treg.

Projektligji vjen në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian, duke reflektuar kërkesat e Direktivës së Transparencës dhe akteve të tjera përkatëse, si pjesë e procesit të integrimit evropian. Ai mbështet gjithashtu zhvillimin e tregjeve të kapitalit si një burim alternativ financimi për ekonominë dhe synon rritjen e besimit të investitorëve vendas dhe të huaj.

Sipas dokumentit, tregu i kapitalit në Shqipëri mbetet në fazë zhvillimi dhe karakterizohet nga një numër i kufizuar emetuesish, çka e bën të domosdoshëm një kuadër të unifikuar dhe të standardizuar për transparencën. Në këtë drejtim, projektligji synon të krijojë kushte për një funksionim më efikas të tregut, përmirësim të qeverisjes korporative dhe rritje të disiplinës së tregut.

Zbatimi i tij pritet të sjellë përfitime në mbrojtjen e investitorëve dhe në përmirësimin e formimit të çmimeve në treg, megjithëse parashikohen edhe kosto përputhshmërie për emetuesit, që lidhen me përgatitjen dhe publikimin e raporteve sipas standardeve të reja.

Projektligji i ngarkon Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare rolin kryesor në zbatimin dhe mbikëqyrjen e tij, ndërsa parashikon edhe krijimin e mekanizmave për ruajtjen qendrore dhe shpërndarjen e informacionit, në përputhje me praktikat evropiane.

Sipas relacionit, nisma synon të krijojë një mjedis më të qëndrueshëm dhe të besueshëm për zhvillimin e tregjeve financiare në vend.

/r.e/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.