Rajoni

Draghi: BQE e njeh progresin e rëndësishëm të Greqisë

marioProgresin e rëndësishëm që ka shënuar Greqia në nivel të masave fiskale dhe reformave strukturore, nënvizoi presidenti i Bankës Qendrore Europiane (BQE), Mario Draghi, duke folur para komisionit të çështjeve ekonomike dhe monetare të parlamentit Europian. I pyetur nga eurodeputeti grek Jorgos Kirtsos që të komentojë qëndrimin e qeverisë greke, sipas të cilit Greqia nuk nevojitet një paketë të re huaje dhe është e gatshme të ndjekë rrugën e Irlandës dhe të Portugalisë, presidenti i BQE u shmang të përgjigjet, duke thënë se, ashtu si në të gjitha vendet, edhe në Greqi, “nuk ka pazare”.
“Ne bëjmë politikën tonë mbi bazën e mandatit që kemi dhe qeveritë bëjnë punën e tyre”, tha Draghi. Presidenti i BQE vazhdoi duke thënë se politika monetare nuk zëvendëson reformat strukturore dhe se zbatimi i tyre varet nga qeveritë. Më tej, Draghi nënvizoi se BQE e njeh progresin e rëndësishëm që ka shënuar Greqia sa i përket marrjen e masave fiskale dhe zbatimin e reformave strukturore. Madje theksoi se ky progres njihet edhe nga tregjet që i ofrojnë financim Greqisë.
Sipas presidentit të BQE, tregjet bazohen në kushtin se Greqia do të vazhdojë përpjekjet e reformave dhe gjithë sa parashikohen nga programi, ndërsa shtoi se të gjitha vendet duhet të shfrytëzojnë këtë moment kohor për të vazhduar përpjekjen e reformave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button