Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetin tip “Mercedez-Benz”, me të cilin udhëtonin dy të rinjtë janë gjetur të fshehura në makinë 8 kg e 266.8 gram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, “Prodhim e shitje të narkotikeve” e “Kultivimi i bimëve narkotike”.