🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.27 ▼5.5%
ARI 4,578 ▲3.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,454 ▲ +0.56% ETH $2,179 ▲ +0.59% XRP $1.4212 ▲ +0.1% SOL $92.7800 ▲ +1.17%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.27 ▼5.5 % ARI 4,578 ▲3.99 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.27 ▼5.5 % ARI 4,578 ▲3.99 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

“Drejtësia”, Bushati: Fillimi i fundit të tranzicionit

Miratimi i reformës në drejtësi është përshëndetur edhe nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Me anë të një statusi në “Facebook”, ministri shkruan se miratimi i reformës së drejtësisë unanimisht nga Kuvendi, shënon fillimin e fundit të tranzicionit.

“Arkitektura e re e drejtësisë kërkon më shumë mund, urtësi, ujdi mes aktorëve politik e shoqëror, fuqizim të kapaciteteve njerëzore e investime në infrastrukturë. Më shumë bashkëveprim me ekspertizën ndërkombëtare, për të çrrënjosur kulturën e pandëshkueshmërisë, për të fituar besimin e qytetarëve tek drejtësia dhe për të hedhur themelet e një paqeje të re sociale”, shkruan Bushati.

Ministri thekson se tashmë ritmi i zbatimit të reformave është njësia matëse e trajektores së demokratizimit të vendit dhe ecurisë së procesit të integrimit europian.

“Koha nuk pret! Zbatimi i menjëhershëm i reformës është e vetmja rrugë që qytetarët të ndjejnë efektet e pritshme dhe vendi të përparojë drejt çeljes së negociatave për anëtarësim në BE”.

Në fund, Bushati shkruan se i kemi të gjitha mundësitë që edhe përmes bashkëveprimit të demonstruar me partnerët tanë strategjik SHBA dhe BE, ta kthejmë reformën në drejtësi në një shembull frymëzimi për mbarë rajonin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.