☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 89.24 ▼3.37%
ARI 4,553 ▲3.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,201 ▲ +1.05% ETH $2,172 ▲ +1.38% XRP $1.4214 ▲ +0.55% SOL $92.6800 ▲ +2.62%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.24 ▼3.37 % ARI 4,553 ▲3.42 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.24 ▼3.37 % ARI 4,553 ▲3.42 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Drejtësia, takimi 5-palësh në 16:00. Fleckenstein: E enjtja, dita e së vërtetës

Takimi mes 3 kryetarëve të partive dhe dy ambasadorëve pritet të zhvillohet në orën 16:00 në Kryesinë e Kuvendit. Ky format u propozua të dielën nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili hodhi edhe idenë e krijimit të një qeverie teknike.

Partia Demokratike e pranoi paradite ftesën e Ilir Metës për një format të tillë takimi, si dhe përkrahu idenë e qeverisë teknike. Por pyetjes nga Top Channel, nëse në takimin e sotëm pritet të diskutohet për qeverinë tekike, burime nga PD pohuan se në takim pritet të diskutohet vetëm për reformën në drejtësi.

Për ndërkombëtarët e enjtja është dita e së vërtetës ku do të mësojnë se kush është pro dhe kush është kundër reformës në drejtësi.

Ky ishte mesazhi i përcjellë nga eurodeputeti Knut Fleckenstein në fund të tre takimeve, fillimisht me Edi Ramën, më pas me Ilir Metën e në fund me Lulzim Bashën, ku ishte i shoqëruar nga ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

“Po vjen ora e së vërtetës dhe ne duam të shohim se kush është pro dhe kush është kundër reformës në drejtësi”, tha ai.

Eurodeputeti tha se drafti që ndodhet në tryezë, e që në seancën e së enjtes do të hidhet për votim, është i pranuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara, ndaj pret që Kuvendi ta votojë atë.

“Shpresojmë në një vot pro reformës dhe do të donim që liderët të gjenin një kompromis, qoftë edhe të minutës së fundit”, tha Fleckenstein duke sqaruar se mbështet përpjekjet e kryeparlamentarit Meta për konsensus.

Si zgjidhje të fundit, Flekcenstein propozon që për fatin e kësaj reforme të vendosin qytetarët.

“Nëse politikanët nuk bien dakrot, atëherë le të shkohet në referendum”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.