🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 98.15 ▲1.03%
ARI 4,130 ▼0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $83,479 ▲ +0.58% ETH $2,454 ▼ -0.05% XRP $1.3531 ▲ +1.08% SOL $106.2300 ▼ -0.35%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 98.15 ▲1.03 % ARI 4,130 ▼0.49 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 98.15 ▲1.03 % ARI 4,130 ▼0.49 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Ukraina

Drejtoria e centralit të Zaporizhzhias: një shofer u vra pas dy ditësh sulmesh me dronë ndaj transportit të stafit

Drejtoria e centralit bërthamor të Zaporizhzhias, në Ukrainën juglindore nën kontrollin rus, njoftoi se një shofer i centralit u vra të mërkurën, pas dy ditësh sulmesh ukrainase me dronë, siç njofton Reuters.

Pamje arkiv

Në një postim në Telegram, drejtoria e centralit tha se autobusët që transportojnë stafin vajtje-ardhje u goditën për të dytën ditë radhazi. “Dita e dytë radhazi e sulmeve ndaj transportit të centralit tregon se këto goditje janë të qëllimshme”, thuhet në deklaratë, sipas së cilës sulmet “përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë” për stafin që siguron funksionimin e centralit.

Centrali i Zaporizhzhias, më i madhi në Evropë me gjashtë reaktorë, u pushtua nga forcat ruse në javët e para të pushtimit të shkurtit 2022. Që atëherë, të dyja palët janë akuzuar vazhdimisht ndërsjellazi për veprime ushtarake që rrezikojnë sigurinë bërthamore, ndërsa qyteti Enerhodar, ku jeton pjesa më e madhe e stafit, është goditur shpesh.

Korporata shtetërore ruse bërthamore Rosatom ka thënë se një sulm ukrainas me dron ndaj një makine shërbimi në korrik vrau inxhinierin kryesor të centralit dhe shoferin e automjetit, ndërsa Rusia ka akuzuar muajt e fundit Ukrainën për sulme ndaj objekteve dhe shërbimeve të lidhura me centralin.

Javën e kaluar, Rosatom njoftoi se një marrëveshje armëpushimi, e ndërmjetësuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), ishte në fuqi për të lejuar riparimet në një central termik që furnizon me energji centralin bërthamor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.