☁️
Tiranë 19°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,833 ▲ +1.43% ETH $2,243 ▲ +2.25% XRP $1.3463 ▲ +0.52% SOL $84.4900 ▲ +1.28%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Film

Dritan Kastrati në rolin e “Elvis Preslyt”

Dritan Kastrati, aktori i njohur për rolin e Krizës tek filmi “Pit Stop Mafia”, nën regjinë e Fatmir Koçit do të jetë protagonisti kryesor në filmin më të ri të regjisorit Koçi “Elvisi kthehet në shtëpi”. I njohur për interpretime të ndryshme në teatrot e Londrës dhe i angazhuar në një sërë prodhimesh televizive, Kastrati vjen në këtë film si karakteri më i spikatur për të interpretuar Elvisin, personazhin që regjisori Koçi ka zgjedhur për sfidën e tij më të re kinematografike. Skenari i filmit është shkruar nga  Jonatan Preece dhe pritet të jetë një bashkëpunim shqiptaro-anglez , pasi pjesa më e madhe e filmit do të luhet në anglisht. Edhe këtë herë regjisori Koçi zgjedh temën historike për një prodhim kinematografik. Ngjarjet zhvillohen në luftërat në Ballkan në 1999, por nuk do të jetë një film lufte. Është fati i disa fëmijëve, me një imitues të Elvis Presley që zbret në Ballkan për të argëtuar trupat britanike dhe aty takohet me këta fëmijë, që kanë mbetur në rrugë dhe kanë mbetur jetimë nga lufta. Për Dritan Kastratin ky është rol është tepër i rëndësishëm për vetë dramën që mbart dhe rrëfimin e një kohe e cila sjell një pjesë të Shqipërisë së dikurshme. Dhe pse një rol që të zhvendos në kohë, për aktorin që teatrin e ka pjesë të tij, Elvisi është rol sfidë për çdo aktor, për vetë karizmën që mbart. Krejt ndryshe nga personazhi i Krizës, tek “Pit Stop Mafia”, një film komedi, “Elvisi kthehet në shtëpi” është një prodhim kinematografik përmes së cilës regjisori Koçi synon ekranet ndërkombëtare në këtë stad të karrierës së tij. Disa nga prodhimet e tij kinematografike të viteve të fundit janë “Amsterdam Express” më 2013 apo “Koha e kometës” më 2007-tën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.