Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
SOL $82.0900 ▼ -1.13%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
29 Mar 2026
Breaking
Kosova

Droga BHG arrin edhe në Kosovë

droga-bhg-arrin-edhe-n-euml-kosov-euml_hdNë Kosovë ka filluar të bie numri i përdoruesve të drogës heroinë, ndërsa fillon të shfaqet droga e lëngët – e ashtuquajtura “Droga e dhunimit”, thonë drejtues të organizatës “Labirint”.

Ekspertë të fushës që merren me parandalim dhe trajtim të drogave, thonë se jo rrallë herë jeta e të rinjve po përfundon ende pa e filluar atë.

Deri në vitet e fundit janë përdorur drogat si marihuana, kokaina, ndërsa tani kanë filluar më shumë ato të lëngshmet – apo të njohura si drogat e dhunës.

Safet Blakaj, drejtues i organizatës “Labirint” që merret më parandalim dhe trajtim, shpjegon: “Njëra prej këtyre drogave që është prezentë në këto dy vitet e fundit nëpër Kosovë, e posaçërisht në kryeqytet, është edhe droga BHG – një substancë e lëngët, pa ngjyrë, që ngjan shumë me ujin vetëm që është pak me i dendur dhe kjo përdoret në Kosovë. Një drogë që paraqet rrezik. Ndryshe, kjo quhet si droga e dhunimeve sepse në njëfarë mënyre e hup edhe kooshiencën dhe ndien motivin për marrëdhënie seksuale, prandaj edhe keqpërdoret rëndë edhe në kuptimin e dhunimeve”, thotë Blakaj.

Por, sa është në njohuri Policia e Kosovës që këto droga po qarkullojnë në vendin tonë?

Baki Kelani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, ka përgjigje.

“Policia e Kosovës posedon informacione për lloje të ndryshme të drogave, por mund të them se këto lloje të drogave mund të jenë të paraqitura në një numër shumë të vogël dhe për ketë Policia e Kosovës – në bazë të informacioneve – vepron për parandalimin dhe luftimin e çdo personi që mund të jetë i përfshimë në vepra të tilla penal”, tha Kelani.

Ish-përdoruesi i drogës, i cili ka vite që është në trajtim për shërim, e ka mesazhin e qartë se si të rinjtë e vendit duhet të mbrohen që mos të bien pre e drogave të ndryshme. Jeta e tyre do të përfundonte në momentin që e fillojnë atë, u shpreh ai për Radio Kosovën.

“Mendoni mirë dhe thoni jo drogës, ejani dhe shikomëni mua, ejani t’u tregoj jetën e drogës! Po ju premtoj që dikush kush ka me ua përmend emrin drogë, ndoshta s’keni për ta goditur me shuplakë, por keni me lyp armë për ta vra. Ju lutem, prej thellësisë së shpirtit, vetëm 10 sekonda mbylleni sytë, mendoni se me marrë drogë çfarë ka të mirë prej saj? Në qoftë se vetëm një të mirë të vogël ta gjeni atëherë unë jam në gjendje që kokën time ta vë në cung”, thotë i droguari.

Duke e parë se droga ka shkatërruar jetën e tij, ai ka vendosur që ta shkruaj në një libër çdo moment të jetës se tij.

Ai shpreson se do ta gjej një donator i cili do të mundësojë botimin e këtij libri, me mesazhin e qartë për të rinjtë e vendit, që njëherë e përgjithmonë t’i thonë stop drogës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.