Dron rus godet një tren elektrik pasagjerësh në Kharkiv, vagoni i parë merr flakë
Një tren pasagjerësh mori flakë në Kharkiv të enjten pas një goditjeje ruse, siç njofton Ukrinform duke cituar Drejtorinë Kryesore të Shërbimit Shtetëror të Emergjencave (DSNS) në rajonin e Kharkivit.

“Gjatë ditës, forcat ruse goditën me një mjet ajror pa pilot një tren elektrik pasagjerësh. Në vagonin e parë shpërtheu zjarri. Pavarësisht kërcënimit të bombardimeve të tjera, shpëtuesit e fikën zjarrin”, thuhet në njoftimin e DSNS-së në Facebook.
Sipas shërbimit të emergjencave, nga goditja nuk u plagos askush.
Presidenti Volodymyr Zelensky kishte raportuar më herët se forcat ruse kishin goditur një tren udhëtarësh në Kharkiv.
Goditjet ndaj hekurudhës ukrainase nuk janë të reja: siç kishte raportuar Ukrinform, më 18 shtator një burrë u vra dhe tetë persona u plagosën nga një goditje ruse ndaj një treni në rajonin e Kharkivit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.