☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,284 ▼ -0.57% ETH $1,991 ▼ -0.88% XRP $1.3141 ▼ -2.04% SOL $81.4800 ▼ -1.33%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Duma: Çdo familje durrsake do të ketë një të punësuar, ky është finishi i mandatit tim

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma shpalosi programin me banorët e lagjes 5 në qytet duke vendosur theksin tek një model ndryshe që do të çlirojë qytetin pas 21 Qershorit. Duma tha se sot qytetarët janë të papunë sepse punojnë vetëm 5 miqtë e kryebashkiakut që kanë marrë peng qytetin. Po ashtu, Duma tha se shërbimet dhe investime publike janë vendosur vetëm në interesa private.

“Rrugët elektorale janë shpërdorim dhe dëm i plotë i taksave. Kur nesër ju të vendoseni përballë meje, kur ke vendosur një palë standardi do të dini se  çfarë të thoni dhe çfarë nuk kam mbajtur. Të gjitha këto standarde janë të qarta për të kërkuar llogari. Ka ndaluar gjoja ndërtimet për të shitur ato 4 mijë apartamnete që nuk i shiten. Por nuk të shiten zotëri se e ke bërë qytetin e varfër dhe po e bërë qytetin e varfër, plazhin me ujë me bot, nuk të shiten. Qyteti është bërë i varfër”, tha ajo.

Duma shtoi se “deri dje e kishte me ligj të vet që plazhin ta kishte 60 % privat dhe 40 % publik, kur sot në realitet është 97 % privat, por mendoni që e kishte kështu, dy netë përpara në mbledhjen e këshillit ka miratuar 80 % plazh privat dhe 20 % publik, ai që del dhe thotë atje që do keni plazhin publik. Do ta çlirojmë qytetin nga banda e të pestëve të cilët e kanë marrë peng edhe në punësim sepse kjo ka shkaktuar që vetëm 5 vetë punojnë. Kjo ka shkaktuar që ujësjellësi në vend që të vejë tubat shtron rrugë elektorale, kjo ka shkaktuar që disa njerëz të kenë të drejtë të bëjnë edhe sfinksin dhe ta quajnë vepër madhështore sepse dikujt duhet ti shiten pallatet. Kjo i ka shkaktuar të gjithë këto dhe njerëzit sot janë të papunë”.

Ajo u shpreh se do të ulë taksat që të hapë 15 mië vende pune. Po ashtu do zgjidhë problemin e kanalizimeve dhe ujit të pijshëm, do investojë në bujqësi dhe do zhvillojë pjesën e veriut të bashkisë me anë të një konkursi ndërkombëtar.

“15 mijë vende pune. Çdo familje durrsake do të ketë një të punësuar është finishi i mandatit tim. Në këtë situatë që është qyteti në varfëri duhet të ulim në maksimum taksat dhe 30 % do ti ul sa ma lejon ligji. Nga ujësjellësi tek kanalizimet, tek ndërtimi i 3 tregjeve rajonalë të mëdha të produktit bujqësor, subvencionin në bujqësi, jo kush investon 1 milionë euro por do investoj unë 30 % të projekteve bujqësore. Do të ndërtojmë zonën më të bukur të plazhit që do të egzistojë në të gjithë republikën e Shqipërisë që do të jetë porta e veriut dhe investimeve deri në Kep të Rodonit. 100 ditë konkurs ndërkombëtar për të marrë kompanitë më të mira për të shkuar drejt një standardi që nuk është fshehje pas gishtit”, tha Duma. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.